Skip to main content
Menyja

Në lidhje me kët faqe të internetit

Faqja e internetit “Startfinder” ashtë një mundsi për informata që ofron Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) SHPK , e ngarkueme prej Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).

“Startfinder” ofron informata për vendet e maposhtme:

  • Afganistan
  • Shqipëri
  • Gambia
  • Gana
  • Irak
  • Kosovë
  • Marok
  • Nigeri
  • Senegal
  • Serbi
  • Tunizi

“Startfinder” ju drejtohet grupeve të maposhtme të synueme si ma poshtë:

  • Refugjatëve të ardhun në Gjermani, të cilët janë tu mendue që m´u kthye në njanin prej vendeve të origjinës, të përmenduna ma nalt.
  • Njerzve që jetojnë në njanin prej vendeve të origjinës, të përmenduna ma nalt, të cilët kërkojnë perspektiva të reja në vendet ku jetojnë.
  • Njerzve që jetojnë në njanin prej vendeve të origjinës, të përmenduna ma nalt, të cilët janë tu mendue me emirgrue në Gjermani.
  • Punëtoreve dhe punëtorëve të Zyrave për Këshillim dhe Kthim (Rückkehrberatungsstellen) në Gjermani.

Qëllimi i faqes së internetit “Startfinder” ashtë që me ofrue në mënyrë kompakte informata të randsishme për grupet që synohen në gjuhët përkatse të vendeve të masipërme. Fokusi në këtë kuadër qëndron në ofertat për riintegrimin në vendet e origjinës si dhe masave parapërgatitore për riintegrim që merren në Gjermani.

Faqja e internetit “Startfinder” ashtë pjesë e programit të BMZ-së Perspektiva Atdheu, i cili informon njerzit të cilët nuk dojnë me qëndrue ma dhe/ose nuk kanë një perspektivë qëndrimi në Gjermani dhe njëkohësisht i përkrah ata në kthimin e tyne në vendet e origjinës, tu i dhanë shanse për një fillim në vendet e përmenduna ma nalt. Ofertat në vendet e origjinës munden m´u shfrytëzue pamvarsisht nga fakti nëse kthimi bahet vullnetarisht apo detyrimisht. Masat për kualifikim në Gjermani munden m´u marrë pamvarsisht prej statusit të lejes së qëndrimit.

Programi i BMZ-së Perspektiva Atdheu ashtë prej marsit të vitit 2017 në krijim e sipër dhe qysh nga kjo kohë ju ndihmon për m´u riintegrue njerzve që dëshirojnë m´u kthye në Afganistan, Shqipëri, Ganë, Irak, Kosovë, Marok, Nigeri, Senegal, Serbi ose Tunizi. Vende të tjera që synohet m´u përfshi në program janë Egjipti dhe Pakistani, përveç kësaj ekziston edhe një projekt për bashkëpunim i GIZ-it në Gambia. Informata të hollsishme për secilën prej Qendrave për Këshillim ju mundeni me gjetë në këtë faqe të internetit.

Përkrahja e kthimit vullnetarisht përmes programit Perspektiva Atdheu

Përkrahja e kthimit vullnetarisht përmes programit Perspektiva Atdheu

Ministria Federative për Zhvillim i përkrah njerzit që dojnë m´u kthye vullnetarisht në atdheun e tyne dhe përmes programit Perspektiva Atdheu u krijon atyre shanse për një fillim në vendet që kanë zgjedhë për m´u kthye.

Mehr erfahren

Shanset e fillimit dhe perspektivat profesionale në atdhe

Shanset e fillimit dhe perspektivat profesionale në atdhe

Njerzit që kthehen në vendet e tyne të origjinës munden prap m´i krijue vetes në rrugë të ndryshme një perspektivë profesionale. Qendrat për Këshillim ju informojnë për mundsitë e punsimit dhe të arsimimit në vend. Kualifikimet e matejshme dhe trajnimet i përkrahin njerzit që kthehen për me përmirsue shanset e tyne në tregun e punës.

Mehr erfahren
Contact Me gjetë mundsi Find adice Me gjetë kshillim