Skip to main content
Menyja

Mundësitë në Kosovë

Ju jeni duke u menduar të ktheheni në atdheun tuaj, në Kosovë? Ju jeni kthyer tashmë dhe dëshironi të ndërtoni të ardhmen tuaj? Ose jetoni në Kosovë dhe jeni duke kërkuar mundësi të reja profesionale? Në këtë faqe do të gjeni udhëzime të shumta lidhur me punësimin, shkollimin profesional, hapjen e një biznesi privat dhe shumë më tepër. “Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Aftësim dhe Karrierë” (Das Deutsche Informationszentrum für Migration, Ausbildung und Karriere, DIMAK) është partneri juaj numër një dhe ju ndërmjetëson me kënaqësi ofertat që janë të përshtatshme për situatën tuaj individuale. Ju mund të shkoni atje personalisht, por edhe të kërkoni një këshillim në telefon ose me e-mail.

Bild