Skip to main content
Menyja

Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Arsim Profesional dhe Karrierë (DIMAK), Shkodër

Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Arsim Profesional dhe Karrierë (DIMAK), Shkodër

Gjuhët:

Kontakti

Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Arsim Profesional dhe Karrierë (DIMAK)

Zyra Rajonale,
Drejtoria Rajonale e Punësimit (NAES)
Bulevardi Zogu I, Nr.7,
4001 Shkodër

E Hënë - E Premte: 9:00-13:00
* Fusha e kërkuar

Olinga Rafat

Olinga Rafat

Drejtuese e ekipit ZME - riintegrimi, migrimi i rregullt dhe rajonal për motive punësimi

Mirësevini në DIMAK Albania, qendra gjermane për punë, formim profesional dhe riintegrim!

Detyra ime është të krijoj kushte për të kthyerit dhe popullsinë vendase në mënyrë që ata të kenë mundësi më të mira për integrim social dhe ekonomik.
Ne ofrojmë këshillime individuale, kurse të ndryshme formimi dhe mbështetje psiko-sociale. Për më tepër, ekipi im i shkëlqyer i profesionistëve ofron informacion dhe këshillime për mundësitë për punësim sezonal dhe afatgjatë në Gjermani, për trajnime akademike dhe praktika të lidhura me studimet, si dhe për arsim dhe formim profesional.

Ne presim me kënaqësi mesazhin dhe vizitën tuaj!

Jeta Xhabija

Jeta Xhabija

Këshilltare dhe person përgjegjës për gratë dhe njerëzit në nevojë

Unë jam këshilltare për riintegrimin dhe do të gëzohesha t’ju takoja në zyrën tonë të DIMAK-ut në Tiranë ose në qendrën tonë rajonale të informacionit në Shkodër.

Për nga profesioni unë jam psikologe dhe kam punuar me grupet e pambrojtura dhe personat e kthyer, duke u përqendruar më shumë tek gratë. Na vizitoni në zyrat tona dhe më lejoni t’ju këshilloj dhe t’ju informoj se si mund të mëkëmbeni përsëri në Shqipëri.

Shkëlqim Osmani  

Shkëlqim Osmani  

Këshilltar për riintegrimin

Nëse sapo jeni kthyer në Shqipëri, jeni duke kërkuar mundësi më të mira për riintegrimin dhe jetoni në veri të vendit, ju lutemi të vizitoni zyrën rajonale të DIMAK-ut në Shkodër. Në këtë zyrë unë do t’ju përshëndes dhe do t’ju jap informacione të hollësishme lidhur me riintegrimin dhe me mundësitë që keni në Shqipëri. 

Nëse banoni larg nga Shkodra, ju mund të na telefononi në numrin tonë të telefonit dhe unë do t’ju ndihmoj lidhur me kërkesën tuaj.
 

Përvojat e vendit

Puna në hotel

Një punë në hotel u ofron shumë shqiptareve dhe shqiptarëve një perspektivë të re punësimi. Vendi po tërheq gjithmonë e më shumë turistë – por mungon akoma personeli i kualifikuar. Artani dhe Sidorela morën pjesë në një trajnim të shkurtër tetë javor.

Më shumë informacione >

Me fuqi të reja për të filluar serish në Tiranë

Përjashtimi, emigracioni, dhuna në martesë: Ana ka përjetuar shumë në jetën e saj. Me ndihmën e qendrës informative DIMAK, shqiptarja arriti të përfitojë këshillim psikosocial gjatë kthimit dhe mundi të nisë rishtas një jetë profesionale, duke gjetur një vend pune në një callcenter.

Më shumë informacione >

Me talent të arrish deri në hapjen e një salloni parukerie

Das Talent, den Fleiß und Ehrgeiz zur Friseurin hatte Majlinda bereits. Mit etwas Unterstützung konnte sie nach der Rückkehr nach Albanien ihren Traum vom eigenen Friseur-Salon erreichen.

Më shumë informacione >

Me zeje tradicionale drejt të ardhmes

Me ndihmën e një kualifikimi për hapjen e një biznesi privat arrita ta kthej hobin tim në profesion.

Më shumë informacione >

Zeja e bukëpjekësit me të ardhme

Unë quhem Igrita dhe jam nga Shqipëria. Në janar të vitit 2016 emigrova bashkë me burrin dhe me 3 vajzat e mia në Gjermani. Çfarë kërkonim atje? Një jetë më të mirë! Në të vërtetë na eci mirë: burri gjeti punë si saldator, unë në pastrim dhe fëmijët filluan shkollën. Në shkollë ata mësuan shumë shpejt gjermanisht. Megjithatë na mungonin të afërmit dhe miqtë, na mungonte kultura jonë në Shqipëri. Prandaj në janar të vitit 2017 u kthyem.

Më shumë informacione >

Punë e re dhe fillim i ri në Shqipëri

Unë quhem Ralf dhe jam 25 vjeç. Në fillim të vitit 2018 erdha në Gjermani, doja të krijoja një ekzistencë të re atje. Pas 5 muajsh e pashë që kjo gjë do të ishte shumë e vështirë pa pasur një status legal. Për këtë arsye u ktheva në atdheun tim, në Shqipëri – atje m’u hapën mundësi krejt të reja. Ndodhi kështu:

Më shumë informacione >
Shkarko më shumë