„Startfinder“ u drejtohet …
• … njerëzve në Gjermani, të cilët mendojnë të kthehen përsëri në vendin prej nga vijnë.
• … njerëzve të cilët kërkojnë perspektiva në vendin e origjinës.
• … njerëzve të cilët janë duke menduar që të emigrojnë në Gjermani dhe dëshirojnë të informohen mbi kushtet e emigrimit.
• … këshilltareve dhe këshilltarëve për kthimin, të cilët punojnë në Gjermani.
„Startfinder“ ofron ndër të tjera informacione për punësimin, arsimimin dhe jetën në vendet e mëposhtme:
• Afganistan
• Shqipëri
• Gambia
• Ganë
• Irak
• Kosovë
• Marok
• Nigeri
• Pakistan
• Senegal
• Serbi
• Tunizi
Në shumicën e këtyre vendeve ekzistojnë qendra këshilluese për punësimin, migrimin dhe riintegrimin. Këto qendra ofrojnë këshillime p.sh. se si mund të gjendet një punë pas kthimit në vendin e origjinës ose si mund të hapet një biznes personal. Gjithashtu ofrohen këshillime edhe për njerëzit që nuk janë larguar prej vendit të tyre. Përveç kësaj, qendrat këshilluese ofrojnë informacione për ndihmë mjekësore dhe psikosociale, përkujdesje dhe arsimim profesional për fëmijët ose ndihmë në rastin kur kërkohet një banesë.
Kontaktet me qendrat këshilluese në vendet e origjinës dhe në Gjermani janë të renditura në këtë faqe interneti. „Startfinder“ ofron edhe informacione lidhur me oferta të tilla si trajnime ose arsimime profesionale në vendet e origjinës dhe në Gjermani.
“Startfinder” është një ofertë e Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH, shkurt: GIZ) me porosi të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (Bundesministerium für wirtschaftliche Zusammenarbeit und Entwicklung, shkurt: BMZ). “Startfinder” është një pjesë e programit Perspektiva Vendlindja të BMZ-së.