Skip to main content
Menyja

Një e ardhme më e mirë për familjen

Agimi (r.) gjatë bisedës këshilluese tek DIMAK-u.

Një e ardhme më e mirë për familjen

Unë quhem Agim dhe vij nga Kosova. Më parë kam punuar në prodhimin e mermerit, por pagesa ishte e keqe. Me rrogën që merrja nuk mund të mbuloja shpenzimet për familjen time. Për ketë arsye në vitin 2015 shkova bashkë me gruan dhe tre fëmijët e mi në Gjermani. Atje bëmë kërkesë për azil. 

Jetesa në Gjermani ishte shumë më e vështirë nga ç’e kisha menduar. Nuk kishte asnjë perspektivë për ne. Menduam që të ktheheshim përsëri në vendlindje. Por me çfarë do të jetonim atje? 

Për këtë gjë biseduam me një këshilltar të programit „Perspektiva vendlindje“. Këto këshilltare dhe këta këshilltarë quhen Reintegrations-Scouts. Ata u ndihmojnë njerëzve, që dëshirojnë të kthehen në vendlindjen e tyre. Scout-i ynë na njohu me një kolegun e tij në Kosovë. Ky koleg punonte për DIMAK-un, „Qendrën Informative për Migracion, Arsimim dhe Karrierë“. Ai na shpjegoi se çfarë mundësish kemi në Kosovë. 

Kur u kthyem vullnetarisht në Kosovë në vitin 2019, unë mora pjesë vullnetarisht në programin URA të DIMAK-ut. URA (siç e thotë dhe vetë fjala në shqip) është një program special, i konceptuar për ata që kthehen në Kosovë. Më këshilluan në kuadrin e këtij programi. Ne na u bënë shumë propozime, me qëllim që të përshtateshim mirë.

Përmes këtij programi ne përfituam ndihmë edhe në lidhje me autoritetet. Përveç kësaj unë munda të bëja një trajnim për punë të pavarur dhe punësim. Kjo gjë më ndihmoi shumë, sepse sot jam i punësuar në ndërtimtari. Kjo ndryshoi gjithçka: më në fund, tani mund të ushqej familjen time.

Që nga 12/2019

„Trajnimi për punë të pavarur dhe punësim ndryshoi gjithçka: më në fund, tani mund të ushqej familjen time“.
Agim, nga Kosova

Më shumë Përvojat