Skip to main content
Menyja

Shkollimi profesional

Trajnim: profesione të ndryshme

SHHBK Nënë Tereza ka 7 qendra për trajnime:

  • Prishtinë,
  • Mitrovicë,
  • Pejë,
  • Prizren,
  • Ferizaj,
  • Gjilan,
  • Gjakovë.

Aty mund të kryeni trajnime të ndryshme në këto fusha:

  • punë me tekstil,
  • TIK,
  • ekonomi e ndërmarrjeve,
  • kontabilitet,
  • instalime elektrike,
  • instalime të nxehjes,
  • instalime të ujit,
  • mekanik i automjeteve,
  • përpunim të ushqimit,
  • punë me metal,
  • gastronomi,
  • furrë buke.

Nëse doni të aplikoni, atëherë shkruani një e-mail, dërgoni një mesazh në facebook, apo na telefononi në numrin e telefonit.

A e dini se: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë
Më shumë informacione

Bursa arsimore

“Roma Education Fund” (REF) përkrah romë që shkojnë në shkollë, që kryejnë aftësim profesional ose që studiojnë në universitet.

REF-i mbështetet nga Banka për Zhvillim KfW dhe përkrah rrugën tuaj arsimore me bursa.

Në fillim të çdo viti shkollor ose semestri shpallet një tender publik ku ju mund të aplikoni për bursë.

Përveç kësaj REF-i ju këshillon:

  • nëse doni të regjistroheni në një shkollë,
  • nëse doni të regjistroni fëmijën tuaj në një shkollë,
  • nëse doni të regjistroheni në një universitet.

Punëtorët dhe punëtoret e REF-it ju ndihmojnë në:

  • plotësimin dhe dorëzimin e dokumenteve zyrtare,
  • marrjen e informacioneve rreth afateve për aplikim dhe dëftesave të rëndësishme.

Ju do të gjeni informacione dhe kontakte të tjera në faqen e internetit.
Shërbimet janë falas.

A e dini se: Këshillimi është falas. Go to website
Më shumë informacione
Shkarko më shumë