Skip to main content
Menyja

Due to Covid-19 there are limitations to our services. You can find more information under opening hours in the contact box.

Qendra Gjermane e Informacionit për Migrim, Aftësim Profesional dhe Karrierë (DIMAK)

Qendra Gjermane e Informacionit për Migrim, Aftësim Profesional dhe Karrierë (DIMAK) në Prishtinë është e hapur për të gjithë dhe ofron këshillime falas rreth:

  • mundësive për punësim në Kosovë,
  • mundësive për të hapur një biznes në Kosovë,
  • mundësive për aftësim profesional ose trajnime në Kosovë,
  • procesit të riintegrimit për njerëzit që janë kthyer në Kosovë,
  • mundësive për punësim ose aftësim profesional në Gjermani

Poashtu, pranë qendrës sonë ju mund të kryeni një trajnim  dhe të mësoni se si të përpiloni aplikacione pune, dhe si të përgatiteni për intervista pune. Ky trajnim ofrohet çdo javë dhe është falas për të interesuarit.

Përveç kësaj ofrojmë edhe trajnime të ndryshme profesionale, të cilat organizohen nga partnerët tonë. Gjatë këshillimit individual në qendër, ne ju referojmë tek ofertat e përshtatshme nga të cilat mund të përfitoni. Edhe këto trajnime janë  falas për ju.

Çdo vit, DIMAK organizon panairin e punës dhe karrierës në Kosovë. Përveç kësaj, qendra ofron edhe evente informative rreth mundësive për të jetuar, studiuar dhe punuar në Gjermani.

 

Kontakti

Qendra Gjermane e Informacionit për Migrim, Arsim Profesional dhe Karrierë (DIMAK)
Perandori Justinian, Nr. 56
10000 Pristina, Kosovo

Nga e hëna deri të enjten: ora 8:00–12:00 dhe 13:00–17:00.
Të premten: ora 8:00–12:00 dhe 13:00–14:30.
Informacione të përditësuara në lidhje me oraret tona mund t‘i gjeni në faqen tonë në Facebook.

Kontakti

Gjuhët:

Qendra Gjermane e Informacionit për Migrim, Arsim Profesional dhe Karrierë (DIMAK)
Perandori Justinian, Nr. 56
10000 Pristina, Kosovo

Nga e hëna deri të enjten: ora 8:00–12:00 dhe 13:00–17:00.
Të premten: ora 8:00–12:00 dhe 13:00–14:30.
Informacione të përditësuara në lidhje me oraret tona mund t‘i gjeni në faqen tonë në Facebook.

Edmond Gashi

Drejtor i Qendrës DIMAK

Si udhëheqës i DIMAK-ut në Kosovë unë siguroj që qendra kryen punë të shkëlqyeshme dhe ofron shërbime të nevojshme e kualitative ndaj klientëve. Prandaj unë jam përgjegjës për menaxhimin e të gjitha proceseve të qendrës dhe bashkëpunimin me partnerët tanë.

Nexhmedin Basha

Këshilltar

Nëse jeni i/e kthyer nga Gjermania, ju ftoj të vizitoni zyrën e DIMAK. Për një riintegrim sa më të suksesshëm në vendin tuaj të origjinës, unë ju ofroj  mbështetje psikosociale dhe këshillim për orientim në karrierë. Për këshillime, ne mund të takohemi çdo ditë pune në zyren time, apo mund të biejmë në kontakt sa jeni ende në Gjermani dhe po planifikoni kthimin në Kosovë.

Granit Brajshori

Këshilltar

Si këshilltar për rintegrim për promovim punësimi, jam i lumtur që kam mundësinë t’iu ndihmoj me këshilla dhe informacione rreth mundësive për ju në vendin tuaj të origjinës, Kosovë. Angazhimi im përfshin ofrimin e këshillimeve rreth masave ekonomike për riintegrim, qasjen në tregun e punës, përkrahjen për themelim biznesi si dhe këshillime për orientim në karrierë. Kontributi im ofrohet në gjuhën shqipe dhe atë angleze.

Rrahim Trepça

Këshilltar

Përmes platformave tona social-media, unë ju këshilloj online rreth zhvillimeve tuaja profesionale dhe rreth shanseve tuaja në tregun e punës në Kosovë. Përveç kësaj unë koordinoj panairin tonë vjetor të punës organizuar prej Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale (Ministerium für Arbeit und Soziales) dhe mbaj trajnime në qendrën e trajnimeve të DIMAK-ut rreth punësimit sezonal në Gjermani. Në këtë mënyrë unë mund t’ju këshilloj në gjuhën shqipe dhe angleze.

Mundsi të tjera

  • Shkollime profesionale, trajnime, punë sezonale

    Doni të mësoni ndonjë gjuhë të huaj? Jeni duke kërkuar një trajnim për punë? Jeni duke studiuar në Universitet dhe jeni duke kërkuar një punë sezonale? Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë (APPK) ofron trajnime të ndryshme, kurse të gjuhës dhe punësim sezonal.

    Mëso ma shumë

  • Prej idesë deri te kompania

    Doni të punoni të pavarur? Jeni duke planifikuar të themeloni një kompani? Nënë Tereza ju përkrah. Ofrojmë trajnime të ndryshme në komuna të ndryshme.

    Mëso ma shumë

  • Trajnim: profesione të ndryshme

    Doni të punoni në një profesion të ri? Jeni duke kërkuar një trajnim të ri?
    Nënë Tereza ju përkrah.

    Mëso ma shumë

  • Trajnim për TIK-un

    Doni të bëni një trajnim për TIK-un? Doni të mësoni programimin? „Open Data Kosovo“ ofron trajnime të ndryshme. Ka edhe kurse speciale për vajza e gra.

    Mëso ma shumë

  • Ndihmë për ata që dojnë m´u kthy

    Ju doni m´u kthy në Kosovë? Për këtë ju duhet ndihmë? “AWO” ju përkrah juve. “AWO” ashtë në Prishtinë dhe në Prizren.

    Mëso ma shumë

  • Shëndetësia dhe përkujdesja

    Jeni duke kërkuar një shkollim profesional ose një punë? Doni të punoni në fushën e shëndetësisë ose infermierisë? Qendra Profesionale e Trajnimit Diakonie ju përkrah.

    Mëso ma shumë

  • Trajnime për themelimin e kompanive

    Doni të themeloni një kompani? Keni themeluar kompani dhe doni të avancoheni më tutje? APPK-ja ofron trajnime të ndryshme.

    Mëso ma shumë

  • Këshillime kur themeloni kompani

    Doni të themeloni një kompani? Qendra Inovative në Gjakovë ju këshillon.

    Mëso ma shumë

  • Mediat digjitale dhe TIK-u

    Ju intereson TIK-u dhe mediat digjitale? “IPKO” ka organizime të ndryshme dhe jep përkrahje financiare. Ka edhe një program special për vajza.

    Mëso ma shumë

  • Kurs bazë sanitari, nxemje, klimatizime

    Këtu ju msoni bazat e punimeve sanitare, të nxemjes dhe klimatizimeve: specialistat ju tregojnë se qysh me saldue tubacionet. Kursi ofrohet në Osnabrück (landi i Niedersachsen-it).

    Mëso ma shumë

  • Kurs bazë për teknikën e ndërtimit

    Këtu ju mundeni me mësue se qysh ndërtohen ose riparohen shpiat. Specialistat ju japin mësim. Ju merrni shumë kshilla praktike. Kursi mbahet në Bebra (Hesen-i Verilindor).

    Mëso ma shumë

  • Kurs bazë për me kërkue punë

    Këtu ju msoni se qysh me kërkue punë në tregun ndërkombtar të punës. Ju merrni informata rreth faqeve të internetit për kërkimin e punës. Specialistat e veçantë ju ndihmojnë.

    Mëso ma shumë

  • Hapja e një biznesi për gratë

    Këtu ju mundeni me përfitue njohuritë bazë për hapjen e një biznesi në vendin prej nga vini. Kursi ashtë për gratë. Ai ashtë i thjeshtë dhe i përshtatshëm edhe për analfabetet.

    Mëso ma shumë

  • Kurs bazë në fushën e shërbimeve

    Këtu msoni se cilat drejtime në fushën e shërbimeve ju ofrojnë shanse të mira pune. Specialistat ju japin kshilla të randsishme. Kurset mbahen në Hesen-in Verior dhe Lindor.

    Mëso ma shumë

  • Trajnim aplikimi për shansa të reja

    Këtu ju msoni qysh me shkrue një CV. Kështu ju i rritni shansat për me gjetë një vend pune të përshtatshëm.

    Mëso ma shumë

  • Kurs bazë për energji solare

    Energji nga dielli. Energji fotovoltaike. Energji solare. Qysh funksionon kjo gja? Ky kurs u jep përgjigje pytjeve rreth ksaj teme. Ai ofrohet në vende të ndryshme në Hesen-in Verior dhe Lindor.

    Mëso ma shumë

  • Anglishtja: si gjuhë e dytë dhe e huej

    Këtu ju mundeni me përmirsue anglishten tuej. Kjo ju hap perspektiva të reja. Një anglishte solide ashtë veçanërisht e randsishme në fushën e turizmit dhe gastronomisë.

    Mëso ma shumë

  • Kurs bazë për teknikën e ujitjes

    Këtu keni mi mësue bazat në lidhje me teknikën e ujitjes. Specialistat ju japin kshilla të randsishme. Ju keni me mësue me përdor ujin në kopshtari dhe në bujqësi.

    Mëso ma shumë

  • Kurs bazë: frizere dhe kozmetikë

    Këtu ju msoni bazat e frizerave dhe kozmetikës. Specialistat ju tregojnë teknikat për tharjen dhe ngjyrosjen. Kursi zhvillohet në Osnabrück (landi i Niedersachsen-it).

    Mëso ma shumë

  • Kurs bazë në ndërtimtari

    Këtu ju msoni bazat e ndërtimtarisë. Specialistat ju tregojnë për shembull se qysh me muratue apo me suvatue. Kursi zhvillohet në Osnabrück (landi i Niedersachsen-it).

    Mëso ma shumë

  • Shkollimi profesional

    Shkollimi profesional dual në Gjermani do të thotë: të punosh në ndërmarrje ndërkohe dhe të mësosh teorinë. Ju ndiqni një shkollë profesionale, por për ta bërë këtë gjë, ju keni nevojë për një vend pune dhe një vizë të posaçme.

    Mëso ma shumë

  • Me punue pa shkollim profesional

    Pa pasë një profesion të mësuem ashtë e vështirë me gjete punë në Gjermani. Por kjo gja ashtë megjithatë e mundun. Me një kontratë të rregullt të punës, ju mundeni me ba kërkesën për me marrë vizën.

    Mëso ma shumë

  • Gatimi me energji solare

    Me gatue me energji solare. Me përgatit ushqimin me energji të ripërtëritshme. Qysh bahet kjo gja? Kursi të jep përgjigje për kte. Ai zhvillohet në Bad Hersfeld (Hesen-i Verior).

    Mëso ma shumë

  • Kurs bazë për punën me dru

    Këtu ju msoni bazat e përpunimit të drunit. Profesionistat ju tregojnë për shembull si ndërtohen harmanat. Kursi zhvillohet në Osnabrück (landi i Niedersachsen-it).

    Mëso ma shumë

  • Trajnim në shitje

    Këtu ju ushtroni se qysh me shitë prodhime me sukses. Specialistat ju japin kshilla të randsishme. Kurset mbahen në Hesen-in Verior dhe Lindor.

    Mëso ma shumë

  • Kurs bazë për turizëm

    Këtu ju mësoni bazat në fushën e turizmit. Specialistat ju japin kshilla të randsishme për programe të suksesshme udhëtimi. Kurset mbahen në Hesen-in Verior dhe Lindor.

    Mëso ma shumë

  • Kshillim në afërsi të vendbanimit

    Ju po mendoni m´u kthye në atdheun tuej? Këtu ju mundeni me gjetë një Qendër për Kshillim në lidhje me kthimin tuej në atdhe.

    Mëso ma shumë

  • Të punosh pasi ke kryer arsim profesional

    Ju dëshironi të punoni si punëtorë/e të specializuar në Gjermani? Mundësitë tuaja varen prej profesionit që keni. Gjithashtu duhet të dini gjermanisht dhe të bëni njohjen e arsimit tuaj profesional.

    Mëso ma shumë

  • Hyrje: gastronomi dhe kuzhinë

    Këtu ju njiheni me bazat e gastronomisë, për shembull me teknikat e ndryshme të gatimit dhe pjekjes. Kursi zhvillohet në Duisburg (landi i Nordrhein-Westfalen-it).

    Mëso ma shumë

  • Kurs bazë për frizere/frizer

    Këtu ju keni me msue bazat e punës së frizerve. Specialistat ju tregojnë se qysh me pre, me ngjyros dhe me rregullue flokët. Kursi mbahet në Bad Hersfeld (Hesen-i Verilindor).

    Mëso ma shumë

  • Parukeria dhe kozmetika

    Këtu ju mësoni bazat e parukerisë dhe kozmetikës. Specialistët ju tregojnë teknikat për prerjen dhe ngjyrosjen. Kursi zhvillohet në Duisburg (landi i Nordrhein-Westfalen-it).

    Mëso ma shumë

  • Hyrje: Instalimet elektrike

    Këtu mund të mësoni bazat e instalimeve elektrike si p.sh.: përdorimin e veglave të punës ose ndërtimin e qarqeve elektrike. Kursi zhvillohet në Duisburg (landi: Nordrhein-Westfalen-it).

    Mëso ma shumë

  • Kshillim për mundsitë profesionale

    Ju jeni tu mendue për mu kthye në atdheun tuej? Ne ju kshillojmë në kët drejtim. Ju doni me marrë informata në lidhje me mundsitë për punë dhe për kualifikimet e matejshme të përshtatshme.

    Mëso ma shumë

  • Ndërto vetë rringlla me energji solare

    Me gatue me energjinë që jep dielli: këtu ju mundeni me mësue se si me ndërtue vetë një rringëll me energji solare. Kursi zhvillohet në Bad Hersfeld (Hesen-i Verior)

    Mëso ma shumë

  • Kurs bazë: lyrje dhe llakim

    Këtu ju msoni bazat e lyrjes dhe llakimit. Specialistat ju tregojnë se qysh lyhen dhe vishen me tapeta muret. Kursi zhvillohet në Osnabrück (landi i Niedersachsen-it)

    Mëso ma shumë

  • Bazat për hotel, gastronomi dhe turizëm

    Këtu ju mundeni me ndjekë një kurs, nëse doni me punue në gastronomi, hotel ose turizëm.

    Mëso ma shumë

  • Kurs bazë për bukëpjeks

    Bazat e bukëpjekjs: Specialistat ju tregojnë se qysh me pjekë bukë, kuleq dhe ambelsina. Ju mësoni diçka edhe në lidhje me shitjen. Kursi mbahet në Bebra (Hesen-i Verilindor).

    Mëso ma shumë

  • Ndihmë për gratë në nevojë.

    Ju kërkoni ndihmë, sepse po ju kërcënojnë? Ju jeni tu përjetue dhunë apo ju shfrytzojnë për punë? Gratë në nevojë përfitojnë ndihmë tek „SOLWODI Hilfe“. Kshillimi ashtë falas dhe individual.

    Mëso ma shumë

  • Saldimi: kurs me certifikatë

    Këtu ju mësoni si me punue me metal. Në përfundim të kursit për saldimin në Bad Hersfeld (Hesen-i Verior) ju mundeni me dhanë një provim dhe mu pajis me certifikatë.

    Mëso ma shumë

  • Me punue me shkollim të naltë

    Ju jeni i/e diplomuar dhe dëshironi të punoni në Gjermani? Mundësitë tuaja varen nga fusha ku keni kryer studimet. Ju duhet të bëni njohjen e diplomës.

    Mëso ma shumë

  • Kurs bazë për hapjen e një biznesi

    Ju keni një ide për biznes? Ju doni me punue në mnyrë të pamvarun? Ju keni dëshirë me punue në financë-kontabilitet? Këtu mundeni me marrë njohuritë bazë.

    Mëso ma shumë

  • Kurs bazë për mekanik kerresh

    Ju interesoheni për kerre dhe teknikën? Këtu mundeni me fitue njohuritë themelore për teknikën e kerreve. Ju mundeni vetë me riparue kerre.

    Mëso ma shumë

  • Turizmi

    Këtu ju msoni njohuritë themelore për turizmin. Kështu mundeni mu përgatit për një punsim në këtë fushë.

    Mëso ma shumë

  • Kurs kompjuteri

    Këtu ju përfitoni njohuri praktike në IT. Ju keni me njoftë programet ma të randsishme dhe msoni me kërkue diçka në internet. Kjo ju ndihmon jo vetëm profesionalisht, por edhe personalisht.

    Mëso ma shumë

  • Hapja e një biznesi

    Ju doni të hapni një firmë tuajën në Gjermani? Nisja për hapjen e një ndërmarrje të tillë duhet të jetë i planifikuar mirë.

    Mëso ma shumë

  • Mekanik për biciklla

    Këtu mundeni me msue bazat e mekanikës së bicikllave. Ju punoni shumë praktikisht, msoni terminologjinë dhe zgjeroni njohuritë tueja në matematikë.

    Mëso ma shumë

  • Kurs bazë për metale

    Këtu ju msoni ndërtimin e konstruksioneve metalike. Specialistat ju tregojnë se qysh munden mu përpunue metalet. Kursi zhvillohet në Osnabrück (landi i Niedersachsen-it).

    Mëso ma shumë

  • Kurs bazë
Filtrim i ujit të pijshëm

    Këtu ju do të mësoni bazat për vënien në përdorim të filtruesve të ujit të pijshëm në shtëpi. Specialistët ju japin këshilla të rëndësishme për pastërtinë e ujit.

    Mëso ma shumë

  • Studimet

    Vazhdimi i studimeve në një shkollë të lartë gjermane është me siguri një zgjedhje e mirë. Por për këtë, ju duhet të përmbushni disa kritere. Këtu ju mund të gjeni informacione të ndryshme.

    Mëso ma shumë

  • Drejt punës së pamvarun

    Ju doni me hapë firmën e juej? Këtu ju mundeni me bisedue rreth përparsive dhe mangsive. Përveç kësaj ju i msoni bazat e kalkulimit të ekonomisë së ndërmarrjes.

    Mëso ma shumë

  • Telefoni informues

    Ju po mendoni m´u kthye në atdheun tuej? Këtu mundeni me marrë informatat e para në lidhje me kthimin.

    Mëso ma shumë

  • Kurs bazë në gastronomi

    Këtu ju mësoni bazat në fushën e gastronomisë. Specialistat ju japin kshilla të randsishme për me punue me sukses në restorant. Kurset mbahen në Bad Hersfeld dhe Bebra.

    Mëso ma shumë

  • Ndihmë financiare për kthimin

    Noshta kthimi juej për Kosovë mundet m’u pague. Ju lutem pytni nëse ashtë e mundun me marrë ndihmë financiare.

    Mëso ma shumë

  • Kurse të ndryshme profesionale

    Kualifikim i matejshëm në shumë fusha. Për shemull për rrobaqepsi, kompjutera, kuzhiniere/kuzhinier, grim,infermiere/infermier kontabilitet, anglisht, gjermanisht për turizmin. Kurset mbahen në Manhajm (Mannheim).

    Mëso ma shumë

  • Kurse bazë në tekstil, punë me dorë dhe matematikë

    Kualifikim i matejshëm për gra. Ju msoni njohuritë bazë praktike në fushën e rrobaqepsisë, qenisjes, punës me dorë dhe matematikës. Kurset zhvillohen në Kusel, në landin e Rajnland-Pfalcit (Rheinland-Pfalz).

    Mëso ma shumë

  • Kurse të ndryshme me praktikë

    Kualifikime të matejshme nga kurset teorike dhe praktikat. Për shembull në magazinë, logjistikë, si mekanik i maqinave, në rrobaqepsi ose për infermieri dhe higjienë. Në Mepen (Meppen) në landin e Nidersaksenit (Niedersachsen).

    Mëso ma shumë

  • Ndihmë gjatë themelimit të kompanive

    Doni të themeloni një kompani? Jeni duke kërkuar trajnime për TIK-un, mediat sociale dhe marketingun? “ICK”-ja ju ndihmon.

    Mëso ma shumë

  • Bursa arsimore

    “Roma Education Fund” përkrah romët që shkojnë në shkollë ose studiojnë. Juve ju ipet ndihmë përgjatë procesit të aplikimit apo regjistrimit. Ju mund të merrni edhe një bursë.

    Mëso ma shumë

  • Qendra e kthimit URA

    Jeni kthyer në Kosovë dhe keni nevojë për ndihmë? Një vend për të jetuar? Trajtim mjekësor? Letra? Punë?
    URA ju ndihmon të rifilloni jetën në Kosovë.

    Mëso ma shumë

  • Këshillime ligjore

    Keni një problem ligjor dhe ju duhet ndihmë? Programi për të Drejtat Civile Kosovë (CRP/K) ju këshillon.

    Mëso ma shumë

  • Mësoni gjermanisht

    Doni të mësoni apo avanconi gjuhën gjermane? J Në „Goethe-Zentrum“ ka kurse të gjuhës në nivele të ndryshme. Këtu ju mund të bëni edhe vetëm provimin për dëshmi.

    Mëso ma shumë

  • Punësime në fusha të ndryshme

    Jeni duke kërkuar punë? Ka faqe të ndryshme të internetit ku mund të gjeni oferta për punë.

    Mëso ma shumë

  • Përkrahja e grave

    „Kosova Women 4 Women“ ju ndihmon grave përmes trajnimeve për zhvillim profesional apo përkrahjes financiare KW4W ofron edhe trajnime informuese për burrat.

    Mëso ma shumë

  • Gjuhë dhe TIK-u

    Doni të mësoni gjuhë të huaja? Ju intereson TIK-u? Në Institutin për Trajnim dhe Zhvillim (TDI) ofrohen trajnime të ndryshme.

    Mëso ma shumë

  • Si të mësoni gjermanisht

    Jeni duke kërkuar një shkollë për gjuhë të huaja që ofron kurse për gjermanisht? Në Institutin Austriak të Gjuhëve në Prishtinë ju mund të mësoni gjermanisht.

    Mëso ma shumë

  • Trajnime të ndryshme

    Dëshironi të aftësoheni më tutje? Te Kolegji Europian i Kosovës ka trajnime të ndryshme.

    Mëso ma shumë

  • Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës

    Jeni në kërkim të punësimit? Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës ju ndërmjetëson për gjetjen e një pune ose një trajnimi.

    Mëso ma shumë

  • Hyrje: Instalimet elektrike

    Këtu mund të mësoni bazat e instalimeve elektrike si p.sh.: përdorimin e veglave të punës ose ndërtimin e qarqeve elektrike. Kursi zhvillohet në Duisburg (landi: Nordrhein-Westfalen-it).

    Mëso ma shumë

  • Hyrje: konstruksionet metalike

    Këtu ju mësoni bazat e ndërtimit të konstruksioneve metalike, p.sh.: si të punoni me veglat dhe makineritë e ndryshme. Kursi zhvillohet në Duisburg (landi i Nordrhein-Westfalen-it).

    Mëso ma shumë

  • Teknika e punimeve sanitare, të nxemjes dhe të klimatizimeve

    Këtu mundeni m´e mësue teknikën e punimeve sanitare, të nxemjes dhe të klimatizimeve. Për shembull instalimin e sistemeve dhe mirëmbajtjen e tyne. Kursi mbahet në Duisburg (landi: Nordrajn-Vestfalen).

    Mëso ma shumë

  • Perspektiva përmes themelimit të një biznesi

    Ju keni një ide për m´e hap një biznes? Ju dëshironi me u ba i pamvarun në vendin prej nga vini? Ju keni nevojë për përkrahje në fillim? „StartHope@Home“ ofron kurse dhe këshillim.

    Mëso ma shumë

  • Hyrje: Bojatisja dhe llakosja

    Këtu ju mësoni bazat e bojatisjes dhe llakosjes, p.sh.: teknikat e bojatisjes. Kursi zhvillohet në Duisburg (landi i Nordrhein-Westfalen-it).

    Mëso ma shumë