Skip to main content
Menyja

Kurs bazë për punën me dru

Në Osnabryk (Osnabrück) ju mundeni me përfitue njohuritë themelore për profesionin e zdrukthtarit. Specialistat e Odës së Artizaneve dhe Zejeve ju japin msim dhe vendosin bashk me ju konkretisht për përmbajtjen që ka me ofrue kursi. Kursi nis me një hyrje për rregullat e sigurisë së punës. Temat e tjera me karakter praktik orientohen simbas njohurive paraprake që keni ju.

Për shembull:

  • përpunimi i llojeve të ndryshme të drunit,
  • vajosja dhe dyllosja e drunit,
  • puna me maqinat,
  • ndërtimi i harmanave të vegjël.

Përveç ksaj në Osnabryk (Osnabrück) ofrohen edhe këto kurse bazë:

  • ndërtimtari,
  • lyrje dhe llakim,
  • frizere dhe kozmetikë,
  • punë me metal, teknika e punimeve sanitare, të nxemjes dhe klimatizimeve.

Pjesëmarrja nuk ka asnjë ndikim në statusin tuej të qëndrimit.

Në fund të kursit do të pajiseni me një certifikatë individuale të lëshueme nga Oda e Artizaneve dhe Zejeve.

Oferta u drejtohet para së gjithash njerzve që jetojnë në Osnabryk (Osnabrück) dhe Bramshe (Bramsche) në qendrat e Zyrës për Pranimin e Refugjatëve (LAB) në landin e Nidersachsen-it.

Kush ashtë i interesuem për këtë ofertë dhe banon dikund tjetër, mundet me pyet te LAB-i.

Worth knowing Gjuha: gjermanisht me përkthyes. Vendi: Osnabryk Osnabrück). Kohëzgjatja: 12 javë. Falas.
Kontakti Landesaufnahmebehörde Niedersachsen (LAB)

Landesaufnahmebehörde Niedersachsen
Standort Osnabrück
Hartmut Gausmann
Sedanstraße 115
49090 Osnabrück

Landesaufnahmebehörde Niedersachsen
Standort Bramsche
Corinna Dech
Im Rehagen 8
49565 Bramsche