Skip to main content
Menyja


Parukeria dhe kozmetika

Projekti „Kthim me dinjitet“ ofron kurse hyrëse – në rastin konkret në fushën e parukerisë dhe kozmetikës.  

Trajnimi është i orientuar në formë praktike. Ai përmbledh drejtimet kryesore si më poshtë:
•    rregullat profesionale,
•    shërbimin e klientëve,
•    larjen e flokëve dhe përkujdesjen e tyre,
•    modelet e flokëve përmes teknikave të ndryshme,
•    ngjyrosjen e flokëve përmes teknikave të ndryshme,
•    bazat themelore të kozmetikës.

Në projekt ofrohen edhe kurse në fusha të tjera:
•    gastronomi dhe kuzhinë,
•    ndërtimin e konstruksioneve metalike,
•    teknikën e punimeve sanitare, të ngrohjes dhe ajrit të kondicionuar
•    instalimeve elektrike,
•    bojatisje dhe llakosje.

Ndoshta është e mundur të trajtohen edhe tema të tjera. Ju lutemi të pyesni paraprakisht për këtë gjë.

Kontakti Bildungszentrum des Handwerks Duisburg

Qendra e Kualifikimit Profesional (Bildungszentrum Handwerk) Duisburg

Manjola Kola
Konrad-Adenauer-Ring 3–5
47167 Duisburg