Skip to main content
Menyja


Punë pa arsim profesional

Nëse nuk keni studiuar dhe nuk keni mësuar një profesion, ju nuk mund të punoni në Gjermani. Sepse pa përfunduar studimet ose një diplomim, si rregull nuk do të mund të merrni një vizë pune.

Për specialistët IT ekziston një rregull i veçantë. Ata mund të përftojnë një vizë edhe pa diplomim, me kusht që të dëshmojnë se kanë punuar për disa vjet jashtë Gjermanisë në fushën e IT-së.

Ndoshta ju mund ta përmirësoni situatën në të cilën ndodheni në vendin tuaj. Këtu ju mund të shikoni më shumë informacion mbi mundësitë që keni.

Ju lutemi të informoheni për arsimin profesional dhe kualifikimet e mëtejshme në vendin tuaj. Ju mund të merrni këshillim për këtë gjë. Këtu ju mund të gjeni këshillim falas dhe individual.