Skip to main content
Menyja

Maska për të ardhurat personale - dhe kundër pandemisë

Ein Mann überreicht einer anderen Frau ein Zertifikat. Sie schütteln Hände.

Cynthia është 31 vjeç dhe vjen nga shteti federal Edo në Nigeri. Ajo ka studiuar  për mjekësi biokimike në Universitetin e Beninit (UNIBEN) dhe pas diplomimit në vitin 2012 kërkoi të gjente një vend pune të sigurtë. Përveç disa punësimeve të rastit përpjekjet e saj mbetën megjithatë të pasuksesshme.

Përmes një shoqeje Cynthia mësoi në prill të vitit 2019 për “Qendrën Gjermano-Nigeriane për Punësim, Migracion dhe Reintegracion” (Deutsch-Nigerianisches Zentrum für Jobs, Migration und Reintegration, NGC) në qytetin e Beninit. Kjo qendër përkrah popullsinë lokale dhe personat e kthyer në atdhe në kërkimin e një punësimi ose në hapjen e një biznesi. Ajo ushtrohet nga “Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar” (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit, GIZ). Qendra është pjesë e programit të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (Bundesministerium für wirtschaftliche Zusammenarbeit und Entwicklung, BMZ), të titulluar „Perspektiva Atdheu“ (Perspektive Heimat).

Eine Frau schneidet Stoffe für Schutzmasken zu.

Përkrahje për të hyrë në industrinë e modës

Në NGC Cynthia-n e këshilluan lidhur me mundësitë profesionale dhe e ndërmjetësuan në një trajnim dyditor  „Career PATH“. Atje ajo përfitoi njohuritë e para për drejtimin e një firme, u përball me interesat dhe pikat e saj të forta dhe vendosi më në fund të fillojë në industrinë e modës. Ajo përpiloi një plan se si të krijonte një markë të sajën. „Mua më ka interesuar gjithmonë moda. Përmes trajnimit m’u bë e qartë që jam në gjendje të drejtoj firmën time“.

Në vjeshtë të vitit 2019 Cynthia bëri një kualifikim tremujor në fushën e dizajnit të tekstilit dhe modës. Ky kualifikim u organizua nga NGC në bashkëpunim me organizatën joqeveritare Genius Hub. Qëllimi ishte që t’u ndihmohej përmes trajnimeve firmave të vogla dhe personave për të arritur më shumë sukses. Si të gjithë pjesëmarrësit në përfundim të kualifikimit edhe Cynthia mori një makinë qepëse dhe përkrahje nga NGC për ta regjistruar firmën e saj. Me sukses: përmes kontakteve që Cynthia i krijoi gjatë kohës së kualifikimit dhe përmes rekomandimeve të tjera nga klientët, firma e saj fillimisht eci mirë. Ajo filloi të marrë çdo ditë porosi të reja.

Pas krizës ajo dëshiron më në fund të hapë një shitore të vetën

Me shpërthimin e pandemisë së Covid-19 në mars të vitit 2020 u përkeqësua edhe për Cynthia-n situata e porosive. Për fat Genius Hub rishtas kontaktoi me të dhe e informoi që shteti federal Edo kërkonte përkrahje në prodhimin e maskave mbrojtëse për gojën dhe hundën. Së bashku me absolventet dhe absolventët e tjerë të kualifikimit Cynthia e kapi menjëherë këtë shans. Ky shans i siguron të ardhura asaj në këtë kohë të vështirë. Njëkohësisht ajo jep kështu edhe kontributin e saj për zbutjen e pandemisë.

„Jam kaq e lumtur dhe mirënjohëse për këtë mundësi – veçanërisht në kohën e tanishme kur shumë njerëz nuk mund ta ushtrojnë më tej profesionin e tyre. Gjashtë muajt e ardhshëm do të punoj për porosinë nga shteti, por nga shtëpia unë vazhdoj ta drejtoj firmën time të modës. Shpresoj që sapo të kalojë kriza të mund të hap një shitore timen.“

Jam kaq e lumtur dhe mirënjohëse për këtë mundësi – veçanërisht në kohën e tanishme kur shumë njerëz nuk mund ta ushtrojnë më tej profesionin e tyre.
Cynthia