Skip to main content
Menyja

Shfrytëzimi i shanseve në Ganë

Kweku punon si administrator pranë „Shoqatës Ganeze për Imobiliarë“.

Shfrytëzimi i shanseve në Ganë

Unë jam Kweku dhe jetoj në Ganë. Pas diplomimit në universitet mendova fillimisht të shkoj jashtë vendit. Por me pak ndihmë pastaj gjeta një punë në Ganë. Tani thur shumë plane për të ardhmen time këtu në atdheun tim.

Kur pata përfunduar studimet bachelor në ekonomi dhe gjeografi në vitin 2017 dhe kërkoja një perspektivë profesionale, më mungonin kontaktet e nevojshme. Në një panair ndesha rastësisht ˇ“Qendrën Këshilluese Gjermano-Ganeze për Punësim, Migracion dhe Riintegrim „(Ghanaisch-Deutsches Beratungszentrum für Jobs, Migration und Reintegration, shkurt: GGC). Përmes kësaj qendre mora një ftesë në panairin për karrierë Educata Ghana në fund të vitit 2018. Ky aktivitet që zgjati tri ditë në Accra u dha mundësinë nxënëseve dhe nxënësve, studentëve dhe të punësuarve të lidhnin kontakte me ndërmarrje private dhe shtetërore si dhe me institucione arsimore. Gjatë intervistave atje pata mundësinë të bisedoja me ndërmjetës të ndryshëm të kuadrit dhe në këtë mënyrë gjeta punë si administrator në “Shoqatën Ganeze për Agjentë Imobiliarë” (Ghanas Verband der Immobilienmakler).

Ndoshta ka kuptim të largohesh nga Gana nëse dëshiron të kesh një diplomim të një niveli më të lartë universitar; p.sh diplomën e nivelit master ose doktoratën. Por të largohesh nga Gana vetëm sepse kërkon punë? Këtë gjë secili duhet ta mendojë mirë më parë. Sepse ne i kemi këtu të gjitha mundësitë, duhet vetëm të këqyrësh me vëmendje rreth e përqark. Ne mund ta çojmë përpara vendin tonë. Dhe unë dëshiroj të marr pjesë në këtë ndërmarrje.

Ëndrra ime është që dikur të krijoj një firmë timen dhe madje të punësoj edhe të tjerë aty. Ndoshta në industrinë e muzikës, sepse unë e njoh mirë teknikën. Dëshira ime private është të gjej një grua, të kërkoj një banesë dhe të krijoj një familje.

Botuar më: 04/2019

Mundësitë e këshillimit të përshkruara këtu si dhe përkrahja ofrohen në kuadrin e programit "Perspektiva Atdheu".

Të largohesh nga Gana vetëm sepse kërkon punë? Këtë gjë secili duhet ta mendojë mirë më parë. Sepse ne i kemi këtu të gjitha mundësitë.
Kweku, Gana

Më shumë Përvojat