Skip to main content
Menyja

„Qëllimi ynë: Të gjejmë një zgjidhje për këdo“

Ein Mann hält eine Broschüre in der Hand und erklärt etwas.
Nexhmedin Basha duke biseduar

„Qëllimi ynë: Të gjejmë një zgjidhje për këdo“

Shumë njerëz, të cilët kthehen nga jashtë në Kosovë pas një kohe të gjatë, mund te kenë përjetuar përvoja te ndryshme traumatike Disa të tjerë e kanë të vështirë të gjejnë një punë në Kosovë – edhe kjo vështirësi mund të ndikojë në shëndetin shpirtëror dhe emocional të tyre. Për këtë arsye “Qendra e Informacionit për Emigracion, Aftësim Profesional dhe Karrierë“ (Deutsches Informationszentrum für Migration, Ausbildung und Karriere, DIMAK) në Prishtinë ofron përkrahje psikosociale për personat e kthyer, si edhe për popullsinë në vend. „Njerëzit tregojnë se kanë probleme të ndryshme – qëllimi ynë është të gjejmë një zgjidhje për secilin prej tyre“, thotë Nexhmedin Basha, këshilltar për riintegrim pranë DIMAKU-t. Ai ka bërë një master në psikologji, me drejtim kryesor çështjet sociale dhe orientimin profesional. Në intervistë ai tregon se si zhvillohet këshillimi.

Zoti Basha, çfarë lloj përkrahjeje psikosociale ofron DIMAK-u dhe kush mund të përfitojë nga kjo gjë?
Ne ofrojmë këshillim për personat e kthyer dhe për popullsinë lokale gjatë ndryshimeve në jetën e tyre ose gjatë  fillimit të ri pas kthimit. Sipas përvojës që kemi ne,  personat e kthyer mund te  kanë të vështirësi të orientohen përsëri në atdheun e tyre. Shumë prej tyre ballafaqohen me  probleme/vështirësi sociale (familajre)  dhe/ose vështirësi  ekonomike. Edhe fëmijët e tyre shpesh e kanë të vështirë të integrohen  këtu në shkollë ose në kopësht. Ne i përkrahim njerëzit në fusha të ndryshme përmes ofertave që perfshijne këshillimit psikosocial dhe përkrahjes zhvillimit profesionalë. Përkrahja sociale ofrohet nga ana jonë në formën e bisedave individuale ose edhe të bisedave në grup me të gjithë familjen. Përmbajtja e bisedave bëhet natyrisht në mirëbesim dhe ne konfidencialitet te plotë.

A kushton përkrahja psikosociale që ofroni ju?
Të gjitha shërbimet që ofron DIMAK-u janë falas. Sipas nevojave që kanë, ne i ndërmjetësojmë njerëzit më tej në institucione kosovare, të cilat ofrojnë një shoqërim terapeutik me te specializuar dhe për një kohë më të gjatë. Në raste të tilla bëjmë kujdes që klientët e referuar ne  organizatat e mësipërme të kenë  këshillimet e tyre falas.

Sa kohë zgjat një përkujdesje psikosociale dhe si zhvillohet ajo?
Kohëzgjatja mund të jetë shumë e ndryshme – sipas rastit konkret nga disa javë deri në gjashtë muaj. Si kohëzgjatja, ashtu dhe denduria e bisedave që bëhen është e ndryshme. Kurse mënyra e zhvillimit të tyre është relativisht e ngjashme: Fillimisht njerëzit tregojnë për përvojat e tyre dhe për atë çka ndiejnë. Në takimin e parë unë përqendrohem tek rrethanat jetësore të personit konkret. Ndër të tjera bëj edhe pyetjet e mëposhtme: „Çfarë keni përjetuar para dhe pas kthimit në atdhe? A ka ndonjë rrethane që e përkeqëson gjendjen në të cilën ndodheni? Cilat janë sfidat tuaja më të mëdha personale per momentin?“ Mbi bazën e përgjigjeve unë krijoj një ide të përgjithshme. Në këtë mënyrë pastaj mund t’u ofroj personave që kanë nevojë për ndihmë përkrahjen më të mirë të mundshme. Bisedat zhvillohen në më të shumtën e rasteve një ose dy herë në javë, varësisht edhe prej gjendjes shpirtërore, mentale dhe emocianale në të cilën ndodhen personat e trajtuar. .

A mund të na përmendni një shembull nga puna juaj këshilluese?
Më kujtohet për shembull një grua, e cila fillimisht kishte vështirësi të mëdha pas kthimit të saj në Kosovë. Jeta e saj ishte shumë e ndërlikuar kur erdhi për ndihmë tek ne: ajo dhe vajzat e saj ishin kthyer nga Gjermania, ndërkohë që burri i saj kishte ndenjur atje.

Ein Mann steht vor einem Whiteboard, auf das jemand „Stresssymptome“ geschrieben hat.
Së bashku me personat që vijnë për t‘u këshilluar Basha punon që të gjejë rrugë për të dalë nga krizat personale.

Kjo nënë bashkë me fëmijët e saj nuk u pranuan as nga familja e saj, as nga familja e burrit, duke qenë kështu të detyruara që të banonin në një stallë. Qysh në bisedën e parë vura re tek kjo grua shenjat e një stresi të madh dhe të një pasigurie. Ajo kishte frikë për ekzistencën e saj dhe për të ardhmen e fëmijëve. Ishte fare e qartë që një përkrahje psikosociale do ta ndihmonte shumë këtë grua.

Si e trajtuat këtë rast?
Fillimisht i ofrova asaj „ndihmën e parë“ psikologjike. Së bashku me grupin e punës i shqyrtuam me vëmendje simptomat e stresit që kishte kjo grua dhe u përqendruam që në punën tonë të reduktonim gjendjen e rëndë shpirtërore në mënyrë që ta stabilizonim atë nga ana psiqike. Një kusht i rëndësishëm për këtë gjë ishte ndërmjetësimi i një banese. Më pas në bisedat tona ne punuam për të nxjerrë në pah aftësitë dhe pikat e forta të saj. Kur pas disa muajsh ajo nisi të ndjehet më mirë, atëherë filluam të kërkojmë një punë për të. Qëllimi ynë: të arrinim që pasionin e saj për gatimin ta kthenim në profesion për të. Përmes përkrahjes tonë dhe me përkrahjen partnereve tanë institucional , gruaja/zonja në fjalë aplikoi për të hyrë në një kurs për kuzhinierë në një qendër për arsimim profesional – dhe pati sukses. Ndërkohë ka gjetur një vend pune si kuzhiniere në një restorant. Sot ajo dhe fëmijët e saj kanë përsëri një të ardhme në atdheun e tyre në Kosovë.

Stand: 06/2021

Sipas përvojës që kemi ne, personat e kthyer mund te kanë të vështirësi të orientohen përsëri në atdheun e tyre.
Nexhmedin Basha

Më shumë postime në blog