Skip to main content
Menyja


Të punosh pa një shkollim profesional

Deri në fund të vitit 2020 ekziston një marrëveshje për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo marrëveshje vlen për njerëz që vijnë nga:

  • Shqipëria,
  • Bosnja dhe Hercegovina,
  • Kosova,
  • Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë,
  • Mali i Zi,
  • Serbia.

Sipas kësaj marrëveshjeje është e mundur që edhe personat që nuk kanë një shkollim profesional të marrin një vizë për në Gjermani. Kusht i rëndësishëm: një ofertë fikse për një vend pune.

Informacione të mëtejshme mund të gjeni dhe në faqen e internetit të Agjencisë Gjermane të Punësimit (Arbeitsagentur). Këto informacione janë vetëm në gjermanisht.

Nëse interesoheni për shanset profesionale në vendin tuaj ju mund të gjeni këtu mundësi të ndryshme.. Këtu ju mund të gjeni informacione edhe në lidhje me kualifikime të mëtejshme. Në këtë mënyrë ju do të keni më shumë shanse nga ana profesionale.

Këshillohuni për këtë gjë. Këtu ju mund të gjeni në mënyrë individuale dhe falas këshillim. Këshillimi është i mundur dhe në gjuhën tuaj të nënës.