Skip to main content
Menyja

Oferta shtesë për gratë

Përkrahje për gratë dhe vajzat

Organizata „Lady“ përkrah vajzat dhe gratë përmes ofertave të mëposhtme:

  • këshillim për zhvillimin e karrierës,
  • këshillim psikosocial për gratë dhe vajzat,
  • këshillim për hapjen e një biznesi privat dhe këshillim i përgjithshëm lidhur me profesionin,
  • trajnime dhe përgatitje për tregun e punës.

Përgatitja për tregun e punës përfshin këto module:   

  • sipërmarrësi,
  • zejtari,
  • rrobaqepësi,
  • dizajnim,
  • gatim dhe pjekje

Grupi i punës së organizatës „Lady“ i prezanton gjatë bisedës së parë këshilluese të gjitha modulet. Vendimi për njërin nga modulet merret së bashku dhe varësisht prej interesave dhe aftësive tuaja. Sipas nevojave ju mund të zgjidhni dhe një modul të dytë.

Përveç kësaj „Lady“ ofron edhe kurse informatike dhe kompjuteri.
Pas përfundimit të një kursi mbi bazat e informatikës ju mund të bëni një kualifikim të mëtejshëm si trajnere ose trajner.
Këto kurse janë të hapura edhe për të rinj meshkuj.

A e dini se: në të gjithë Kosovën shqip, serbisht, anglisht falas gra, të rinj, kurset e kompjuterit ofrohen edhe për të rinj meshkuj
Më shumë informacione
Shkarko më shumë