Skip to main content
Menyja

Praktika

Praktika me pagesë

Ju sapo jeni kthyer në Shqipëri dhe dëshironi të përmirësoni aftësitë tuaja profesionale? Organizata “Organisation Terre des Hommes“ (TDH) ju përkrah në kërkimin e një institucioni a firme për të bërë një praktikë.

Organizata TDH bashkëpunon me firma të ndryshme. Për këtë arsye kjo organizatë mund t’ju përkrahë si më poshtë:

  • Ajo ju ofron një vend për praktikë me pagesë, në mënyrë që të përfitoni aftësi dhe dije të reja. Atje ju mësoni dije praktike, të cilat janë të nevojshme për një vend pune në mjedisin real të punësimeve që ofrohen.
  • Praktika zhvillohet në vendin e punës. Një person i specializuar ju udhëzon direkt në vend.
  • Ju përfitoni një përshtypje të drejtpërdrejtë për të gjitha proceset e punës.

Për informacione të mëtejshme ju lutemi të kontaktoni DIMAK-un në vend, përmes telefonit ose online.

Më shumë informacione

Përgatitja për punësim dhe ndërmjetësimi

Ju jeni kthyer në Shqipëri dhe jeni duke kërkuar një punësim në lëmin e zhvillimit të qëndrueshëm? Organizata „Terre des Hommes“ (TDH) mund t‘ju përkrahë në këtë drejtim.

Ju mund të lini një takim dhe të flisni me këshilltaret profesionale e këshilltarët profesionalë. Këta të fundit ju japin informacionet e nevojshme, ju përkrahin lidhur me pyetjet profesionale dhe gjatë kërkimit të punës.

Këshilltarët dhe këshilltaret ju ofrojnë këto shërbime:

  • Ata ju përkrahin gjatë kërkimit të punës përmes rrjetit lokal. Rrjeti lokal përbëhet nga Zyrat e Punës, firmat e ndryshme, organizatat partnere, komunat dhe institucione të tjera të rëndësishme.
  • Ata ju këshillojnë dhe ju përkrahin në aplikimin që bëni për punë.
  • Ata ju përkrahin për të përmirësuar aftësitë në fushën e komunikimit, të sjelljes etike, në fushën e të drejtave dhe detyrimeve që keni në vendin e punës.
  • Ata ju këshillojnë si të bashkëpunoni me koleget, kolegët dhe eprorët.
  • Përveç kësaj ata ofrojnë dhe këshillim në fushën e motivacionit.

Për informacione të mëtejshme ju lutemi të kontaktoni DIMAK-un në vend, përmes telefonit ose online.

A e dini se: Vendi: Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Elbasan, Fier Kohëzgjatja: deri në prill 2023 Gjuha / Gjuhët: shqip Shpenzimet: falas Grupi i synuar: Personat e kthyer dhe njerëz që rrjedhin nga familje me raporte të vështira. Kushtet: Pjesëmarrësit duhet të jenë mbi 16 vjeç. Regjistrimi: Ju lutemi të kontaktoni DIMAK-un për t’u regjistruar.
Më shumë informacione

Gjetja e praktikave

Ju jeni kthyer në Shqipëri dhe jeni duke kërkuar një institucion a firmë për të bërë një praktikë? Organizata humanitare „Adventist Development and Relief Agency” (ADRA) mund t’ju përkrahë.

Oferta:

  • Këshilltarët dhe këshilltaret ju përkrahin që të gjeni një praktikë njëmujore në fushën tuaj profesionale. Për këtë përkrahje nuk ka rëndësi, nëse ju keni aftësimin profesional në një fushë të caktuar apo dëshironi të filloni diçka në këtë drejtim.
  • Këshilltaret dhe këshilltarët ju përkrahin të hartoni një CV dhe të aplikoni për punë.

Për informacione të mëtejshme ju lutemi të kontaktoni DIMAK-un në vend, përmes telefonit ose online.

A e dini se: Vendi: Kruja, Tirana, zona e Elbasanit Kohëzgjatja: deri në prill 2023 Gjuha / Gjuhët: shqip Shpenzimet: falas Grupi i synuar: persona të kthyer nga mosha 17 deri 45 vjeç të cilët kanë qenë më shumë se tre muaj në Gjermani, / të cilët kanë vështirësi shoqërore dhe ekonomike, / të cilët kanë një aftësim profesional ose dëshirojnë të bëjnë një të tillë. Regjistrimi: Ju lutemi të kontaktoni DIMAK-un për t’u regjistruar.
Më shumë informacione
Shkarko më shumë