Skip to main content
Menyja

Këshillimi për kthim në Gjermani

SOLWODI – Ndihmë për gratë

Organizata SOLWODI (,,Solidarity with women in distress“) përkrah gratë në situata të vështira.

Projekti për t’u kthyer i SOLWODI-it përkrah gratë , të cilat kthehen në vendin e tyre të origjinës.  

SOLWODI ofron ndihmë individuale për t’u kthyer. Përkrahja mund të jetë e ndryshme.

Përkrahje e mundshme:

  • këshillim falas në Gjermani
  • përkrahje financiare në vendin e origjinës – për shembull për:
    • arsimim profesional
    • kualifikim të mëtejshëm
    • pagesën e qirasë
    • shpenzimet për shkollën e fëmijëve
    • fazën e parë në punë
    • kohën e praktikës
    • një punësim që sjell të ardhura

Presim me kënaqësi të na kontaktoni!

Kriteret e pranimit:

  • gra që jetojnë vetëm ose i rrisin fëmijët vetëm
  • gra që kanë veçanërisht nevojë për ndihmë për shkak të gjendjes së vështirë në të cilën ndodhen dhe vulnerabilitetit

Me shume informacione mund te gjenden ne kete video.

Logo SOLWODI

A e dini se: Këshillimi është falas. Vetëm për gratë. Gjermanisht, anglisht, frëngjisht, rusisht, shqip, spanjisht dhe të tjera sipas kërkesave. 
Kontakti
SOLWODI Projekt për Kthim dhe Riintegrim – Zyra për Kordinim
 
Charlotte Becker, Dorothee Helou, Aferdita Salihu dhe Anna Evdokunin
 
SOLWODI Deutschland e.V.
Postfach 3741
55027 Mainz
Më shumë informacione

Informacion në telefon

Për pyetjet e para që keni ju mund t’ju ndihmojë ky numër telefoni. Biseda mund të zhvillohet në gjermanisht ose në anglisht. Për informacionin në telefon kujdeset Zyra Federale për Emigracion dhe Refugjatë [Bundesamt für Migration und Flüchtlinge (BAMF)].

Telefonata nuk ju detyron për asgjë. Kjo do të thotë që biseda në telefon nuk nënkupton detyrimisht largimin nga Gjermania. Telefonata nuk ka asnjë ndikim në procedurën e azilit ose në statusin tuaj të qëndrimit.

Kontakti

Nga e hëna deri të premten: prej orës 9:00 deri në orën 15:00

Më shumë informacione

Këshillim në afërsi të vendbanimit

Në një Qendër për Këshillim ju do të këshilloheni personalisht. Kjo ndihmë personale ekziston në të gjithë Gjermaninë, kryesisht nëpër qytete. Në linkun e mëposhtëm keni një makinë kërkuese. Jepni aty qytetin në të cilin jetoni momentalisht në Gjermani.

Ekzistojnë edhe Qendra për Këshillim që janë të pavarura, p.sh Qendrat për Këshillim të institucioneve bamirëse.

Ka edhe Qendra për Këshillim që janë shtetërore, për shembull të ingranuara në Zyrat Sociale ose në Autoritetet për të Huaj.

Këshillimi lidhur me kthimin është:

  • Individual. Kjo do të thotë që këshillimi është personalisht vetëm për ju.
  • Jo i detyrueshëm. Kjo do të thotë që ju mund të vendosni më vonë se çfarë do të bëni. Këshillimi nuk ju detyron që të largoheni nga Gjermania.
  • I hapur për nga rezultatet. Kjo do të thotë që këshillimi nuk ka një synim të vendosur qysh më parë.
Më shumë informacione
Shkarko më shumë