Skip to main content
Menyja

Më e rëndësishmja pas kthimit

Përkrahje për personat e kthyer

Ju jeni kthyer në Shqipëri, por e keni të vështirë të integroheni përsëri në shoqëri? Organizata humanitare „Adventist Development and Relief Agency” (ADRA) ju përkrah me kënaqësi.

ADRA ju ofron përkrahje si më poshtë:

  • Këshillim për t’ju ndihmuar si të integroheni përsëri në shoqëri.
  • Përkrahje psikosociale, ndihmë dhe ndërmjetësim lidhur me institucionet publike. Në këtë mënyrë ju mund të përfitoni më lehtë shërbimet sociale.

Për informacione të mëtejshme ju lutemi të kontaktoni „Qendrën Gjermane të Informacionit për Emigracion, Aftësim Profesional dhe Karrierë“ (Das Deutsche Informationszentrum für Migration, Ausbildung und Karriere, DIMAK) në vend, përmes telefonit ose online.

Më shumë informacione

Përkrahje pas mbërritjes

Ju sapo jeni kthyer nga Gjermania në Shqipëri? Ju duhet të orientoheni fillimisht dhe të kërkoni një perspektivë për fillimin tuaj të ri? Në këtë drejtim ju mund të merrni përkrahje. Programi i riintegrimit URA Shqipëri është i gatshëm t’ju ndihmojë. Ju lutemi të shikoni me kujdes kushtet që duhen plotësuar për të marrë pjesë në të.

URA Shqipëri ofron këshillim dhe ndihmë të menjëhershme javët dhe muajt e parë pas kthimit. Përkrahja e ofruar e lehtëson fillimin e ri në Shqipëri.

Përkrahja individuale i përgjigjet nevojave tuaja personale. Fillimisht ju bëni në Tiranë një bisedë në mirëbesim me një punonjëse sociale ose punonjës social të projektit. Ajo ose ai përpilon së bashku me ju dhe familjen tuaj një plan për përkrahjen që ju nevojitet.  

URA Shqipëri ofron për shembull përkrahjen e mëposhtme:  

  • këshillim social,
  • përkujdesje psikologjike,
  • ndihmë të menjëhershme në formë pajisjesh konkrete,
  • përkrahje të veçantë për fëmijët.

Kushtet që duhen plotësuar: Ju mund të përfitoni përkrahje nga programi URA Shqipëri, nëse jeni kthyer atje duke u larguar nga njëri prej landeve të mëposhtme: Baden-Vyrtemberg (Baden-Württemberg), Berlin, Bremen, Nidersaksen (Niedersachsen), Reinland-Falz (Rheinland-Pfalz), Saksen (Sachsen), Saksen-Anhaltit (Sachsen-Anhalt), Shlesvig-Holshtajn (Schleswig-Holstein). Nëse jeni larguar nga Gjermania duke u nisur prej landeve të Bavarisë (Bayern), Nordrein-Vestfallenit (Nordrhein-Westfalen), dhe Tyringenit (Thüringen), ju mund të përfitoni përkrahje vetëm po qe se jeni larguar në mënyrë vullnetare.  

Një kusht tjetër: Ju keni qëndruar të paktën tre muaj në Gjermani përpara se të jeni larguar prej andej.

A e dini se: Ort: Für Rückkehrerinnen und Rückkehrer in ganz Albanien. Das Büro ist in Tirana. Sprache: Albanisch Kosten: Alle Angebote sind kostenlos. Bitte beachten Sie: Es besteht kein rechtlicher Anspruch auf die Unterstützung. Zielgruppe: Rückkehrerinnen und Rückkehrer nach Albanien
Më shumë informacione

Oferta të ndryshme për ndihmë

Caritas-i Shqiptar është aktiv në të gjithë vendin. Ekzistojnë më shumë se 100 projekte. Për shembull si më poshtë:

  • shpërndarja e ushqimit,
  • përkujdesja mjekësore,
  • Veshmbathja.
  • parandalimi i trafikimit të qenieve njerëzore,
  • integrimi dhe përfshirja në shoqëri,
  • masat për kualifikim dhe shkollim,
  • aktivitetet sportive për fëmijët dhe të rinjtë.

Caritas-i Shqiptar u ndihmon familjeve, por edhe personave individualisht. Edhe personat që kthehen gëzojnë përkrahje.

Më shumë informacione do të gjeni në faqen e internetit, e cila është edhe në gjuhën shqipe. Përveç kësaj ju mund të telefononi ose të plotësoni formularin e kontaktit në faqen e internetit.

Caritas-i Shqiptar është i pranishëm në qytetet e mëposhtme:

  • Shkodër.
  • Mirditë.
  • Lezhë.
  • Tiranë.
  • Durrës.
  • Elbasan.
  • Korçë.

Kuçovë.

A e dini se: Ort: In ganz Albanien Go to website
Më shumë informacione
Shkarko më shumë