Skip to main content
Menyja

Trajnime dhe kualifikime

Ndërmjetësimi në qendrat e aftësimit profesional

Ju jeni kthyer në Shqipëri dhe dëshironi të krijoni një firmë ose të gjeni një punë? Organizata „Terre des Hommes“ (TDH) mund t‘ju përkrahë në këtë drejtim.

TDH ju ndërmjetëson kontaktin e nevojshëm për kualifikimin e mëtejshëm profesional.

  • Ajo ju ndërmjetëson në qendrat publike të aftësimit profesional dhe shkollat (falas).
  • Ajo ju ndërmjetëson në qendrat private të aftësimit profesional (të financuara nga TDH).

Përmbajtja e trajnimeve dhe kualifikimeve:

  • Ju merrni pjesë në kurse të shkurtra ose më të gjata, me qëllim që të përmirësoni aftësitë tuaja ose që të përvetësoni dije të reja me karakter praktik.
  • Qëllimi është që pas kursit ju të mund të krijoni një firmë ose të gjeni një vend pune.

Për informacione të mëtejshme ju lutemi të kontaktoni DIMAK-un në vend, përmes telefonit ose online.

Më shumë informacione

Trajnimi në hotel

„Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Arsimim dhe Karrierë“ (Das Deutsche Informationszentrum für Migration, Ausbildung und Karriere, DIMAK) ju mundëson në Tiranë, Durrës dhe Shkodër një trajnim në hotelieri. Trajnimi zgjat 4 javë. DIMAK-u bashkëpunon për këto trajnime me hotele të ndryshme.

Trajnimi ofrohet për këto drejtime:

  • recepsion
  • kuzhinë
  • bar dhe restorant (shërbim)
  • Housekeeping

Ju keni mundësinë të shikoni praktikisht dhe të mësoni detyra të ndryshme të thjeshta në funksionimin e një hoteli. Trajnimi ju kualifikon që detyra të tilla t’i merrni përsipër edhe në një hotel apo restorant më vonë.

Për trajnimin ju lidhni një kontratë me hotelin. Nëse e përfundoni me sukses trajnimin, në fund të tij përfitoni një pagë të vogël dhe pajiseni me një certifikatë.

Lexoni këtu një reportazh për trajnimin.

A e dini se: Ort: Tirana, Durrës, Shkodra Sprache: Albanisch Kosten: Die Teilnahme am Training ist für Sie kostenlos. Die Kosten für Anreise, Verpflegung und Unterkunft werden erstattet oder Sie bekommen Essen und Unterkunft vom Hotel. Alter: Ab 16 Jahre. Zielgruppe: Die Teilnahme ist ohne Vorkenntnisse möglich.
Më shumë informacione

Lista e vendeve ku ofrohet shkollim profesional

Në faqet e internetit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe Arsimit dhe Formimit Profesional ju do të gjeni lista me të gjitha qendrat publike të trajnimit si dhe me shkollat profesionale në Shqipëri.

Në faqet e internetit ju mund të shikoni se në cilat qytete ndodhen këto qendra dhe shkolla.

Faqet e internetit ju mund t’i përdorni falas.

Ju mund t’i drejtoheni drejtpërdrejt Qendrës Këshilluese (DIMAK):

  • nëse dëshironi të dini çfarë shkollimesh profesionale ofrohen atje,
  • nëse dëshironi të dini se cilat shkollime profesionale janë të përshtatshme për ju.
A e dini se: Kosten: Die Angebote sind kostenlos.
Më shumë informacione

Trajnime në gastronomi

Trajnime në gastronomi Ju kërkoni një shkollim profesional ose një kurs në gastronomi? Në Institutin Kulinar Neranxi në Tiranë ju mund të kryeni kurse she shkollime profesionale në fusha të ndryshme. Instituti Kulinar Neranxi ofron kurse të ndryshme në fushën e gastronomisë. Për shembull ju mund të ndiqni një kurs ose një shkollim profesional në fushat e mëposhtme:

  • Bukëpjekje,
  • Gatim,
  • shërbim si kamerier,
  • pastiçeri,
  • xhelateri,
  • menaxhim hoteli,
  • gatim kreativ,
  • barist.

Kurset zgjasin 1, 3 ose 9 muaj. Një shkollim profesional zgjat 2 vjet.
Ju duhet të jeni të paktën 18 vjeç. Institucioni i mësipërm ju ndihmon për udhëtimin deri në Tiranë dhe akomodimin.

Ju duhet të paguani 30.000 lekë shqiptare në muaj. Në rast se jeni shumë i/e talentuar, mund të përfitoni ndihmë financiare. Kurset dhe shkollimet profesionale ofrohen kryesisht në Tiranë.

A e dini se: Alter: ab 18 Jahre. Go to website
Më shumë informacione

Trajnime në gastronomi dhe hoteleri

„Hospitality and Tourism Academy“ i përket Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Ajo ofron kurse në fushën e gastronomisë dhe hotelerisë.

Ju mund të ndiqni kurse të ndryshme. (Kohëzgjatja është eshënuar në kllapa).

Për shembull për:

  • drejtim hoteli (9 muaj),
  • recepsion (3 muaj),
  • menaxhim ushqimi (2 muaj),
  • restorant (4 muaj),
  • bar (4 muaj),
  • barist (1 muaj),
  • barist për koktej (2 muaj),
  • fotografim të ushqimeve (2 muaj),
  • menaxhim në hoteleri (4 muaj).

Ju do të përkraheni gjatë shkollimit profesional dhe do të merrni në përfundim të tij ndoshta dhe oferta për punësim. Kurset kushtojnë nga 175 deri në 260 euro në muaj. Ju duhet të jeni të paktën 18 vjeç. Kurset ofrohen kryesisht në Tiranë.

A e dini se: Alter: ab 18 Jahre. Go to website
Më shumë informacione

Shkollim profesional si rrobaqepëse

Kryqi i Kuq Shqiptar ofron kurse dhe praktika profesionale për gratë dhe vajzat që dëshirojnë të bëhen rrobaqepëse.

Ju mund të kryeni një shkollim profesional, i cili zgjat 5 muaj. Ose mund të bëni një praktikë profesionale, e cila zgjat nga 2 javë deri në 1 muaj.

Ky program ofrohet në 3 qytete:

  • Berat,
  • Korçë,
  • Lezhë.

Ju mund të merrni pjesë në këtë program, nëse keni probleme financiare ose sociale. Programi ofrohet për ju falas. Gjysma e grave që marrin pjesë në këtë program, gjejnë një punësim si rrobaqepëse.

A e dini se: Ort: Berat, Korce, Lezhe Kosten: Das Angebot ist kostenlos Zielgruppe: Frauen und Mädchen Go to website
Më shumë informacione

Kualifikime në të gjitha fushat

Faqja e internetit Njoftime ofron arsim profesional në të gjitha fushat.
Në faqen e internetit ju do të gjeni oferta nga institucione të ndryshme.

Kurset kanë kohëzgjatje të ndryshme. Për kurset ju duhet të paguani një pjesë.

Të gjitha informacionet mund t‘i gjeni në faqen e internetit dhe në Qendrën e Këshillimit (DIMAK).

A e dini se: Kosten: Das Angebot ist kostenpflichtig. Go to website
Më shumë informacione

Shkollimi profesional në Tiranë

Shkolla „Don Bosko “ ju ofron shkollime profesionale në Tiranë. Ofrohen kurse të ndryshme. Për shembull për:

  • punonjëse zyre, punonjës zyre,
  • rrobaqepësi,
  • instalime elektrike për ndërtesa dhe pajisje shtëpiake,
  • termohidraulikë (instalime dhe riparime të sistemeve të ngrohjes dhe kondicionerëve).

Këto kurse zgjasin 8 muaj. Ato kushtojnë gjithsej 40.000 lekë shqiptare.

Ekziston edhe një shkollë profesionale, ku ju mund të kryeni një shkollim profesional si specialist ose specialiste për elektroteknikë.
Ky shkollim zgjat të paktën 4 vjet. Ai kushton 125.000 lekë shqiptare në vit.

A e dini se: Ort: Tirana Dauer: Kurse 8 Monate; Ausbildung mindestens 4 Jahre Kosten: Kurse 40.000 ALL; Ausbildung 125.000 ALL/Jahr Go to website
Më shumë informacione

Kurse dhe kualifikime

Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik, Nr. 1 (DRFPP1) i përket Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

Aty ju mund të bëni kurse dhe kualifikime të ndryshme. Për shembull në këto fusha:

  • rrobaqepësi,
  • dizajn grafik,
  • kopshtari,
  • kurse gjuhe për anglisht, italisht dhe gjermanisht,
  • estetikë.

Kurset zgjasin nga 3 deri në 9 muaj. Ato kushtojnë ndërmjet 4.000 dhe 7.000 lekë shqiptare. Ju duhet të jeni të paktën 16 vjeç dhe të keni përfunduar shkollën fillore.
Nëse jeni të interesuar, kontaktoni ju lutem Shërbimin Kombëtar të Punësimit.

A e dini se: Alter: ab 16 Jahre. Kosten: Sie müssen für die Kurse etwas bezahlen. Voraussetzungen: Grundschulabschluss vorhanden
Më shumë informacione
Shkarko më shumë