Skip to main content
Menyja

Oferta shtesë për gratë

Trajnim aftësimi për ekonomizimin e të ardhurave

  Atdheu yt – Perspektiva jote

Në kursin tonë ju mësoni si të jetoni mirë në atdheun tuaj përmes një vetëpunësimi.

Çfarë bëjmë ne?
Ju keni një ide. Ne flasim së bashku për këtë gjë.

Beratungssituation

©Jumana Hamandouche

Ju mësoni:

  • çfarë duhet të bëni në jetën e përditshme, me qëllim që biznesi të ecë mirë. Për shembull: si të flisni me klientët.
  • si të keni gjithçka nën kontroll. Për shembull: çfarë shisni dhe sa para fitoni nga kjo gjë.
  • si të arrini që njerëzit të vijnë me dëshirë tek ju.
  • të bëni pikërisht atë që mundeni më mirë.
  • si të përfitoni ndihmën e të tjerëve.
Präsentation

©Jumana Hamandouche

Kursi është falas. Pjesëmarrja në kurs nuk ka asnjë ndikim në statusin tuaj të qëndrimit ose në procedurën e azilit. Një punonjëse sociale e SOLWODI-it përkujdeset për ju dhe ju shoqëron gjatë kësaj kohe. Mund të lajmëroheni me kënaqësi tek kjo e fundit përmes WhatsApp-it (+49 (0) 152 347 747 07).

Kursi drejtohet nga docentet e “Shoqatës për kualifikim të mëtejshëm” të IHK-së në Bon /Rein-Sig (Bonn/Rhein-Sieg). Në fund ju pajiseni me një certifikatë.

Zertifikatsübergabe

©Jumana Hamandouche

Logo SOLWODI

 

A e dini se: 
Shën Augustin (St. Augustin). 
14 ditë. Falas. Vetëm për gra. Ofrohet përkujdesje për fëmijët 
gjermanisht, anglisht, (Nëse është e nevojshme, janë në gatishmëri edhe përkthyese. Ju lutemi të pyesni për këtë gjë). Në përfundim të kursit gratë pjesëmarrëse pajisen me një certifikatë nga „Shoqata për Kualifikim të Mëtejshëm“ e IHK-së në Bon /Rein-Sig (Bonn/Rhein-Sieg).
Kontakti

SOLWODI Deutschland e.V.
Jasmin Kelter
Kölnstr. 4
53111 Bonn

Momentalisht kjo masë ndërmerret vetëm online. Informacione të tjera mund të merrni tek personi përgjegjës.

Më shumë informacione

SOLWODI – Ndihmë për gratë

Organizata SOLWODI (,,Solidarity with women in distress“) përkrah gratë në situata të vështira.

Projekti për t’u kthyer i SOLWODI-it përkrah gratë , të cilat kthehen në vendin e tyre të origjinës.  

SOLWODI ofron ndihmë individuale për t’u kthyer. Përkrahja mund të jetë e ndryshme.

Përkrahje e mundshme:

  • këshillim falas në Gjermani
  • përkrahje financiare në vendin e origjinës – për shembull për:
    • arsimim profesional
    • kualifikim të mëtejshëm
    • pagesën e qirasë
    • shpenzimet për shkollën e fëmijëve
    • fazën e parë në punë
    • kohën e praktikës
    • një punësim që sjell të ardhura

Presim me kënaqësi të na kontaktoni!

Kriteret e pranimit:

  • gra që jetojnë vetëm ose i rrisin fëmijët vetëm
  • gra që kanë veçanërisht nevojë për ndihmë për shkak të gjendjes së vështirë në të cilën ndodhen dhe vulnerabilitetit

Me shume informacione mund te gjenden ne kete video.

Logo SOLWODI

A e dini se: Këshillimi është falas. Vetëm për gratë. Gjermanisht, anglisht, frëngjisht, rusisht, shqip, spanjisht dhe të tjera sipas kërkesave. 
Kontakti
SOLWODI Projekt për Kthim dhe Riintegrim – Zyra për Kordinim
 
Charlotte Becker, Dorothee Helou, Aferdita Salihu dhe Anna Evdokunin
 
SOLWODI Deutschland e.V.
Postfach 3741
55027 Mainz
Më shumë informacione
Shkarko më shumë