Ndihmë për hapjen e një biznesi
„Innovation Hub Tirana“ ju ndihmon të bëni hapat e parë, nëse dëshironi të hapni një biznes.
Ju mund të merrni përkrahje në pikat e mëposhtme:
- këshillim për start-up-et,
- marketing,
- çështjet ligjore,
- teknologjinë e informacionit dhe komunikimit.
Ju mund:
- të merrni pjesë në seminare,
- të kërkoni një këshillim,
- të shfrytëzoni infrastrukturën e Hub-it.
Përveç kësaj ofrohen dhe trajnime të ndryshme.
Ofertat për ju janë falas, por ju duhet të aplikoni me idenë që keni.