Skip to main content
Menyja


Hyrje: Instalimet elektrike

Projekti  „Kthim me dinjitet“ ofron kurse hyrëse për instalimet elektrike. Trajnimi është i orientuar në formë praktike. Ai përmbledh drejtimet kryesore si më poshtë:
•    rregullat e sigurimit teknik,
•    njohuri për veglat e punës dhe materialet,
•    hyrje në elektroteknikë,
•    njohjen me llojet e ndryshme të kabllove (përdorimin dhe kapacitetin e tyre),   
•    përpilimin e vizatimeve teknike si dhe zbatimin praktik të tyre,
•    lidhjen e qarqeve bazë në teknikën e shtëpisë sipas normave VDE 100 të DIN (Instituti Gjerman i normimit)

Në projekt ofrohen edhe kurse në fushat e:
•    ndërtimit të konstruksioneve metalike,
•    lyerjes me bojë dhe llak,
•    teknikës së punimeve sanitare, ngrohjes dhe ajrit të kondicionuar,
•    parukerisë dhe kozmetikës,
•    gastronomisë.

Ndoshta janë të mundura edhe tema të tjera. Ju lutemi të pyesni paraprakisht për këtë gjë.

A e dini se: Kohëzgjatja: 4 muaj. Vendi: Duisburg. Shpenzimet e rrugës mund të merren përsipër. Gjuha: Gjermanisht. Nëse nuk kuptoni gjermanisht, bëjeni të ditur këtë gjë kur të bëni regjistrimin. Qendra e Kualifikimit (Bildungszentrum) mund të porosisë për ju një përkthyese/përkthyes. Kushte: Nuk ka. Shpenzime: Nuk ka. Grupi që synohet: Emigrante dhe emigrantë që ndoshta dëshirojnë të kthehen në vendin e tyre.
Kontakti Bildungszentrum des Handwerks Duisburg

Qendra e Kualifikimit Profesional (Bildungszentrum Handwerk) Duisburg
Manjola Kola
Konrad-Adenauer-Ring 3–5
47167 Duisburg