Skip to main content
Menyja


Hyrje: konstruksionet metalike

Projekti „Kthim me dinjitet“ ofron kurse hyrëse për konstruksionet metalike.   
Trajnimi është i orientuar në formë praktike. Ai përmbledh drejtimet kryesore si më poshtë:

  • rregullat e sigurimit teknik,
  • njohuri për veglat e punës dhe makineritë,
  • hyrje në proceset e punës së një ofiçine, 
  • të lexuarit dhe të kuptuarit e vizatimeve teknike, 
  • prodhimin e detalit duke pasur parasysh: skicimin, punën me limë, sharrimin, punën me frezë, punën me daltë dhe filetimin,
  • punime të thjeshta lakuese.

Në projekt ofrohen edhe kurse në fusha të tjera: 

  • instalime elektrike, 
  • bojatisje dhe llakosje,
  • teknika e punimeve sanitare, të ngrohjes dhe ajrit të kondicionuar
  • gastronomi dhe kuzhinë,
  • parukeri dhe kozmetikë.

Ndoshta është e mundur të trajtohen edhe tema të tjera. Ju lutemi të pyesni paraprakisht për këtë gjë.
 

A e dini se: Pjesëmarrja nuk ka ndikim në statusin tuaj të qëndrimit. Pjesëmarrjen në projekt duhet t’ia bëni të ditur Zyrës për të Huaj (Ausländerbehörde) që është përgjegjëse për ju. Kjo është para së gjithash e rëndësishme, në rast se ju nuk banoni në afërsi të Du Gjermanisht. Nëse nuk kuptoni gjermanisht, bëjeni të ditur këtë gjë kur të bëni regjistrimin. Qendra e Kualifikimit (Bildungszentrum) mund të porosisë për ju një përkthyese/përkthyes. Duisburg. Shpenzimet e udhëtimit mund të merren përsipër. 4 muaj Nuk ka
Kontakti Bildungszentrum des Handwerks Duisburg

Qendra e Kualifikimit Profesional (Bildungszentrum Handwerk) Duisburg
Manjola Kola
Konrad-Adenauer-Ring 3–5
47167 Duisburg