Skip to main content
Menyja


Teknika e punimeve higjeno-sanitare, ngrohjes dhe ajrit të kondicionuar

Projekti Kthim me dinjitet ofron kurse hyrëse në teknikën e punimeve higjeno-sanitare, të ngrohjes dhe ajrit të kondicionuar. Trajnimi është i orientuar praktikisht. Ai përmbledh drejtimet e mëposhtme:

  • rregullat e sigurimit teknik,
  • prodhimin e elementeve të ndërtimit me vegla dore,
  • prodhimin e elementeve të ndërtimit me makineri,
  • prodhimin dhe montimin e grupeve të ndërtimit,
  • mirëmbajtjen e sistemeve teknike,
  • instalimin e impjanteve të ujit të pijshëm,
  • instalimin e impjanteve të kullimit,
  • instalimin e impjanteve që shpërndajnë ngrohjen,
  • pajisjen e dhomave higjeno-sanitare,
  • instalimin e impjanteve që ngrohin ujin e pijshëm,
  • vendosjen e impjanteve teknike të furnizimit dhe optimimin e energjisë.

Projekti ofron edhe kurse të ndryshme:

  • në elektroteknikë,
  • në ndërtimin e konstruksioneve metalike,
  • në bojatisje/llakosje.

Mund të trajtohen edhe tematika të tjera. Ju lutemi të pyesni për këtë gjë.

Kontakti Bildungszentrum des Handwerks Duisburg

Qendra e Kualifikimit Profesional (Bildungszentrum Handwerk) Duisburg
Manjola Kola
Konrad-Adenauer-Ring 3–5
47167 Duisburg