Skip to main content
Menyja


Kurs bazë për pun. san., ngrohje dhe kondicionerë

Në Osnabryk (Osnabrück) ju mund të përfitoni njohuritë themelore lidhur me teknikën e punimeve sanitare, ngrohjes dhe ajrit të kondicionuar. Specialistët e Dhomës së Artizaneve dhe Zejeve ju japin mësim dhe vendosin bashkë me ju për përmbajtjen që do të ofrojë kursi. Kursi nis me një hyrje për rregullat e sigurimit teknik. Temat e tjera me karakter praktik orientohen sipas njohurive paraprake që keni ju në këtë fushë.

Për shembull:

  • puna me materiale të ndryshme,
  • ndërtimi i tubacioneve për ujë, ngrohje dhe ujërat e zeza,
  • saldimi dhe ngjeshja e lidhjeve të tubacioneve.

Përveç kësaj në Osnabryk (Osnabrück) ofrohen dhe këto kurse bazë:

  • ndërtimtari,
  • bojatisje dhe llakosje,
  • parukeri dhe kozmetikë,
  • punë me dru,
  • punë me metal.
A e dini se: Gjuha: gjermanisht me përkthyes Vendi: Osnabryk (Osnabrück). Kohëzgjatja: 12 javë. Falas.
Kontakti Landesaufnahmebehörde Niedersachsen (LAB)

Landesaufnahmebehörde Niedersachsen
Standort Osnabrück
Hartmut Gausmann
Sedanstraße 115
49090 Osnabrück

Landesaufnahmebehörde Niedersachsen
Standort Bramsche
Corinna Dech
Im Rehagen 8
49565 Bramsche