Skip to main content
Menyja


Bazat për hotel, gastronomi dhe turizëm

Qendra Arsimore për Gastronomi (Das Gastronomische Bildungszentrum e.V.) ofron kurse në sektorin e hotelerisë dhe restoranteve. Ju mund të merrni pjesë këtu edhe pa pasur një arsimim formal. Qëllimet janë:

  • punësimi në sektorin e hotelerisë dhe restoranteve,
  • ose hapja e një biznesi në fushën e turizmit.

Ju mësoni proceset tipike të punës në kuzhinë dhe në shërbim. Ju njiheni me gjithçka që ka të bëjë me punën mirëmbajtjen dhe ushtroheni me mënyrat e zakonshme të të sjellurit.

Përveç kësaj kursi ofron dhe temat e mëposhtme:

  • përfitimin e kompetencave sipërmarrëse dhe atyre ekonomike,
  • prezantimin e ushqimeve,
  • krijimin e gjellëve të vogla,
  • ushtrimin pa gabime të punëve parapërgatitore,
  • pranimin në mënyrë të pavarur të dëshirave të klientëve,
  • mirëmbajtjen në zonën e restorantit,
  • kryerjen e pastrimit,
  • njohjen dhe zbatimin e standardeve të higjienës për hotelet,
  • organizimin e aktiviteteve,
  • përpilimin e ofertave për grupe të caktuara që janë fokusuar,
  • njohjen dhe zbatimin e strategjive të reklamës.

Pjesëmarrja nuk ka asnjë ndikim në statusin tuaj të qëndrimit.

Në përfundim të kursit ju mund të bëni një provim. Në rast se e merrni provimin, do të pajiseni me një certifikatë nga Dhoma e Industrisë dhe Tregtisë (IHK-Zertifikat).

OBZ-ja i ofron trajnimet edhe në versionin online.

A e dini se: Gjuhët: gjermanisht, anglisht, arabisht. Vendi:
 Koblenz. Kohëzgjatja: 
3 muaj. Shpenzimet: Falas.
Kontakti Gastronomisches Bildungszentrum Koblenz e.V. (GBZ)

Gastronomisches Bildungszentrum e.V.
Ester Pauly
Hohenfelder Str. 12
56068 Koblenz