Skip to main content
Menyja


Këshillim për mundësitë profesionale

Ne ju përkrahim ju për të përgatitur kthimin tuaj. Ne ju ndihmojmë si të kërkoni punë dhe vende për një arsimim profesional në atdheun tuaj.
 
Oferta jonë:
• këshillim individual,
• bisedë për kompetencat profesionale dhe parapëlqimet,
• bisedë për të gjetur kualifikimin e mëtejshëm të përshtatshëm për ju,
• gjetja e një kualifikimi të mëtejshëm në Gjermani, 
• planifikimi i zhvillimit tuaj profesional në vendin prej nga vini,  
• kërkimi i punës në vendin prej nga vini,
• kërkimi i arsimimit profesional në vendin prej nga vini.
 
Punonjëset dhe punonjësit në Gjermani si dhe ekspertet dhe ekspertët në vendet prej nga vini do t’ju përkrahin. 

Në kuadrin e pandemisë së koronës ne kemi përgatitur një koncept hibrid lidhur me kualifikimet e këshillimet dhe mund t’i ofrojmë të gjitha shërbimet tona këshilluese jo vetëm personalisht, por edhe në mënyrë digjitale.    
A e dini se: Kohëzgjatja: Këshillimi dhe kurset janë përshtatur për secilën pjesëmarrëse dhe secilin pjesëmarrësindividualisht. Për këtë arsye ato kanë kohëzgjatje të ndryshme. Vendet: Hajdelberg (Heidelberg), Eslingen (Esslingen), Karlsruhe, Alen (Aalen), Heilbron (Heilbronn), Rotvajl (Rottweil). Shpenzimet: Oferta është falas. Gjuha: Kurset në Gjermani zhvillohen kryesisht në gjermanisht ose në anglisht. Gjatë një këshillimi individual ju mund të kontaktoni një eksperte ose ekspert në atdheun tuaj. Ajo ose ai flet gjuhën tuaj dhe mund t’ju përkrahë gjatë planifikimit të së ardhmes suaj profesionale në vendin tuaj të origjinës.
Kontakti BBQ Bildung und Berufliche Qualifizierung gGmbH – ein Unternehmen der Biwe-Gruppe (Bildungswerk der Baden-Württembergischen Wirtschaft e.V.)

Kontakti Baden-Württemberg

David Badu,
Eppelheimer Strasse 13,
69115 Heidelberg


Karesly Saavedra-Cabrera  
Martinstraße 42-44
73728 Esslingen


Nora Quaiser,
Hopfenstrasse 22,
73430 Aalen


Klaus Jaissle,
Kreuzäckerstrasse 15,
74081 Heilbronn


Irmgard Kolbe,
Präsenzgasse 8,
78628 Rottweil


Kontakti Hessen and Rheinland-Pfalz


Maximilian Bresch 
Calwer Straße 1
71034 Böblingen