Skip to main content
Menyja

Trajnime dhe kualifikime

Përkrahje për gratë dhe vajzat

Organizata „Lady“ përkrah vajzat dhe gratë përmes ofertave të mëposhtme:

  • këshillim për zhvillimin e karrierës,
  • këshillim psikosocial për gratë dhe vajzat,
  • këshillim për hapjen e një biznesi privat dhe këshillim i përgjithshëm lidhur me profesionin,
  • trajnime dhe përgatitje për tregun e punës.

Përgatitja për tregun e punës përfshin këto module:   

  • sipërmarrësi,
  • zejtari,
  • rrobaqepësi,
  • dizajnim,
  • gatim dhe pjekje

Grupi i punës së organizatës „Lady“ i prezanton gjatë bisedës së parë këshilluese të gjitha modulet. Vendimi për njërin nga modulet merret së bashku dhe varësisht prej interesave dhe aftësive tuaja. Sipas nevojave ju mund të zgjidhni dhe një modul të dytë.

Përveç kësaj „Lady“ ofron edhe kurse informatike dhe kompjuteri.
Pas përfundimit të një kursi mbi bazat e informatikës ju mund të bëni një kualifikim të mëtejshëm si trajnere ose trajner.
Këto kurse janë të hapura edhe për të rinj meshkuj.

A e dini se: në të gjithë Kosovën shqip, serbisht, anglisht falas gra, të rinj, kurset e kompjuterit ofrohen edhe për të rinj meshkuj
Më shumë informacione

Ndihmë për të kërkuar punë

Në orientimin tuaj profesional keni përkrahjen e “Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës” (Arbeitsagentur der Republik Kosovo, APRK) së bashku me “Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar” (Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit, GIZ). APRK ju shoqëron gjatë kërkimit të një vendi pune të përshtatshëm. Kjo ndihmë përmbledh edhe biseda këshilluese.

Nëse kërkoni punë, bëni ju lutem një termin, në mënyrë që të mund të flisni me një këshiltare ose këshilltar.
Specialistët ju japin këshilla edhe lidhur me aplikimin.

APRK drejton përveç të tjerave edhe qendra për arsimim profesional në 7 regjione të Kosovës. Në këto qendra ofrohen 69 workshop-e për 30 profesione të ndryshme.

A e dini se: në të gjithë Kosovën shqip, anglisht falas oferta këshilluese ofrohet për të gjithë
Më shumë informacione

Trajnim: profesione të ndryshme

SHHBK Nënë Tereza ka 7 qendra për trajnime:

  • Prishtinë,
  • Mitrovicë,
  • Pejë,
  • Prizren,
  • Ferizaj,
  • Gjilan,
  • Gjakovë.

Aty mund të kryeni trajnime të ndryshme në këto fusha:

  • punë me tekstil,
  • TIK,
  • ekonomi e ndërmarrjeve,
  • kontabilitet,
  • instalime elektrike,
  • instalime të nxehjes,
  • instalime të ujit,
  • mekanik i automjeteve,
  • përpunim të ushqimit,
  • punë me metal,
  • gastronomi,
  • furrë buke.

Nëse doni të aplikoni, atëherë shkruani një e-mail, dërgoni një mesazh në facebook, apo na telefononi në numrin e telefonit.

A e dini se: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë
Më shumë informacione

Trajnime të ndryshme

Kolegji Europian i Kosovës ofron trajnime të ndryshme në këto fusha:

  • ekonomi,
  • juridik,
  • administratë komunale,
  • TIK,
  • siguri publike,
  • siguri pune,
  • mbrojtje e ambientit,
  • integrimi europian,
  • demokraci,
  • të drejtat e njeriut.

Përveç kësaj ka kurse të gjuhës për gjermanisht dhe anglisht.

Certifikatat e Kolegjit pranohen ndërkombëtarisht.

Ju mund të gjeni më shumë informacion në faqen e internetit.

Kurset janë me pagesë.

A e dini se: Kurset janë me pagesë. Go to website
Më shumë informacione

Shëndetësia dhe përkujdesja

Në Qendrën Profesionale të Trajnimit Diakonie ju mund të kryeni trajnime profesionale. Diakonie veçanërisht ofron trajnime profesionale në fushën e shëndetësisë, me fokus në infermieri.

Diakonie ju këshillon edhe nëse keni ndonjë interes tjetër.

Ju mund të gjeni më shumë informacion në faqen e internetit.
Nëse keni pyetje, shkruani një e-mail ose telefononi në numrin e telefonit.

A e dini se: Mitrovica Go to website
Më shumë informacione

Mësoni gjermanisht

Në „Goethe-Zentrum“ në Prishtinë ju mund të mësoni gjermanisht. Kjo qendër ofron kurse për fillestarë edhe për të avancuar.

Në fund të kursit ju mund të bëni provimin përfundimtar. Nëse e jepni provimin, atëherë do të merrni certifikatën.
Certifikatat e “Goethe-Zentrum” pranohen në Gjermani.

Ju mund të shkoni edhe në një shkollë tjetër të gjuhës dhe pastaj provimin përfundimtar ta kryeni në “Goethe-Zentrum”. Edhe kështu e merrni certifikatën zyrtare.

Kurset e gjuhës edhe provimi janë me pagesë.

Ju mund të gjeni ma shumë informacion në faqen e internetit.

A e dini se: Prishtinë Kurset e gjuhës edhe provimi janë me pagesë. Go to website
Më shumë informacione

Si të mësoni gjermanisht

Në Institutin Austriak të Gjuhëve ju mund të mësoni gjermanisht. Ka kurse për fillestarë edhe për të avancuar.

Në fund të kursit mund të bëni provimin përfundimtar. Nëse e jepni provimin, atëherë do të merrni certifikatën. Certifikata pranohet në Gjermani.

Kurset e gjuhës janë me pagesë.

Më shumë informacion do të gjeni në faqen e internetit.

A e dini se: Prishtinë Beginners and advanced learners. Kurset e gjuhës janë me pagesë. Go to website
Më shumë informacione

Gjuhë dhe TIK-u

Instituti për Trajnim dhe Zhvillim (TDI) është pjesë e Universitetit Amerikan të Kosovës

Ka kurse të ndryshme për gjuhë të huaja dhe trajnime të TIK-ut.
Për shembull:

  • web development,
  • programimi (Java).

Në TDI ju mund të jepni edhe provime për gjuhë të huaja, si p.sh. testin TOEFL. Certifikatat e TDI-së pranohen ndërkombëtarisht.

TDI-ja është e lidhur me kompani të cilat mund të ju ndihmojnë për të gjetur punë.

Trajnimet janë me pagesë.

Ju do të gjeni më shumë informacione në faqen e internetit.
Nëse keni pytje, na telefononi.

A e dini se: Prishtinë Trajnimet janë me pagesë. Go to website
Më shumë informacione

Trajnim për TIK-un

„Open Data Kosovo“ ju ofron trajnime të ndryshme  në fushën e TIK-ut.
Fillestarët mund të fillojnë me programe të thjeshta të kompjuterit.
Të avancuarit mund të mësojnë programimin.

“Open Data” ofron një program me mentorë ku mentori ose mentorja juaj ju përkrah përgjatë trajnimeve.

Ka edhe një program promovues për vajza dhe gra të reja.

Ju do të gjeni më shumë informacione në faqen e internetit.
Nëse keni pyetje, na telefononi.

A e dini se: Prishtinë Beginners and advanced learners. Go to website
Më shumë informacione

Mediat digjitale dhe TIK-u

Me fondacionin “IPKO” ju mund të mësoni në fushën e digjitalizimit dhe TIK-ut.

Ka organizime të ndryshme. Në këto organizime ju për shembull mësoni diçka për:

  • robotikën,
  • zhvillimin e aplikacioneve,
  • dizajnin.

Ju mund të jepni kontributin tuaj për të prodhuar përmbajtje të internetit për Kosovën.

“IPKO” ka edhe një program që përkrah vajzat në fushën e TIK-ut.

Përveç kësaj “IPKO” jep përkrahje financiare edhe për organizime të tjera dhe ide inovative.

Ju do të gjeni më shumë informacione në faqen e internetit.

A e dini se: Prishtinë Go to website
Më shumë informacione
Shkarko më shumë