Skip to main content
Menyja

Përkrahja pas kthimit

Ndihmë për ata që duan të kthehen

“Arbeiterwohlfahrt Nürnberg” (AWO) në Kosovë ndihmon ata që duan të kthehen.

Ka qendra për këshillim në Prishtinë dhe Prizren. “AWO” ju ndihmon në këto fusha:

  • të gjeni strehim ose banesë,
  • me këshillime, nëse keni nevojë për ndihmë mjeksore,
  • që fëmijët tuaj të shkojnë në shkollë.

Përveç kësaj ju mund të merrni përkrahje financiare nga “AWO”.

Ju mundeni  të telefononi “AWO”-n, nëse ju duhet ndihmë.

Më shumë informacione

Këshillime ligjore

Tek Programi për të Drejtat Civile Kosovë (CRP/K) ofrohet  këshillim ligjor.

Ju mësoni se  çfarë të drejtash keni në Kosovë dhe cilat shërbime të shtetit ju takojnë.

CRP/K ju ndihmon në këto fusha:

  • regjistrimin në vendin e banimit,
  • aplikimin e dokumenteve personale (për shembull pasaportë dhe patentë shoferi)
  • sqarimin e çështjeve të pronësisë.

Nëse doni një këshillim ligjor, na telefononi ose shkruani një e-mail.

Këshillimi është falas.

Më shumë informacione

Qendra e kthimit URA

Qendra e kthimit URA ka shumë oferta:

  • ndihmë me punët administrative dhe për regjistrimin në Kosovë,
  • ndihmë nëse jeni duke kërkuar një banesë,
  • trajtim mjekësor,
  • përkujdesje psikologjike,
  • ndërmjetësim për punë,
  • ndihmë fillestare për punë të pavarur,
  • kurse të gjuhës,
  • mësues privat për fëmijë dhe materiale shkollore.

Këshillimi dhe ndërmjetësimi i punës është falas

Ju mund të merrni edhe ndihmë financiare. Fillimisht bëhet shqyrtimi nëse vërtet keni nevojë për ndihmë.

Shumë këshilltarë dhe këshilltare të URA kanë përvojë me të kthyerit dhe kuptojnë mirë situatën në të cilën ndodheni.

Këto oferta ofrohen vullnetarisht dhe ju nuk keni të drejtë ligjore.

Më shumë informacione
Shkarko më shumë