Skip to main content
Menyja

Kërkimi i punës dhe ofertat për punë

Ndihmë për të kërkuar punë

Në orientimin tuaj profesional keni përkrahjen e “Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës” (Arbeitsagentur der Republik Kosovo, APRK) së bashku me “Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar” (Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit, GIZ). APRK ju shoqëron gjatë kërkimit të një vendi pune të përshtatshëm. Kjo ndihmë përmbledh edhe biseda këshilluese.

Nëse kërkoni punë, bëni ju lutem një termin, në mënyrë që të mund të flisni me një këshiltare ose këshilltar.
Specialistët ju japin këshilla edhe lidhur me aplikimin.

APRK drejton përveç të tjerave edhe qendra për arsimim profesional në 7 regjione të Kosovës. Në këto qendra ofrohen 69 workshop-e për 30 profesione të ndryshme.

A e dini se: në të gjithë Kosovën shqip, anglisht falas oferta këshilluese ofrohet për të gjithë
Më shumë informacione

Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës

Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës ju përkrah gjatë kërkimit për punë.

Ju mund të organizoni një takim për këshillim me punonjësit e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës. Së bashku me ta mund të kërkoni një vend të përshtatshëm për punë.

Në faqen e internetit do të gjeni:

  • oferta për vende të lira pune,
  • këshilla si të aplikoni,
  • më shumë informacione.

Këshillimi për ju është falas.

Më shumë informacione

Punësime në fusha të ndryshme

Në faqet e internetit si Portal Pune ose Gjirafa ju gjeni oferta të ndryshme pune në të gjitha fushat.

Disa faqe të internetit ofrojnë këshillime sesi mund të përmirësoni aplikimin tuaj.

Portal Pune përveç kësaj ju ofron mundësinë të ngarkoni online CV-në. Nëse gjendet nje punë e përshtatshme, atëherë CV-ja juaj i dërgohet drejtpërdrejt me e-mail punëdhënësit.

Në faqet e internetit e keni të shkruar sesi duhet të aplikoni për vendet e punës. Ju lutem kushtojini rëndësi afateve të aplikimit.

Faqet e internetit mund t’i shfrytëzoni falas.

Më shumë informacione
Shkarko më shumë