Skip to main content
Menyja

Hapja e një biznesi privat

Përkrahje për gratë dhe vajzat

Organizata „Lady“ përkrah vajzat dhe gratë përmes ofertave të mëposhtme:

  • këshillim për zhvillimin e karrierës,
  • këshillim psikosocial për gratë dhe vajzat,
  • këshillim për hapjen e një biznesi privat dhe këshillim i përgjithshëm lidhur me profesionin,
  • trajnime dhe përgatitje për tregun e punës.

Përgatitja për tregun e punës përfshin këto module:   

  • sipërmarrësi,
  • zejtari,
  • rrobaqepësi,
  • dizajnim,
  • gatim dhe pjekje

Grupi i punës së organizatës „Lady“ i prezanton gjatë bisedës së parë këshilluese të gjitha modulet. Vendimi për njërin nga modulet merret së bashku dhe varësisht prej interesave dhe aftësive tuaja. Sipas nevojave ju mund të zgjidhni dhe një modul të dytë.

Përveç kësaj „Lady“ ofron edhe kurse informatike dhe kompjuteri.
Pas përfundimit të një kursi mbi bazat e informatikës ju mund të bëni një kualifikim të mëtejshëm si trajnere ose trajner.
Këto kurse janë të hapura edhe për të rinj meshkuj.

A e dini se: në të gjithë Kosovën shqip, serbisht, anglisht falas gra, të rinj, kurset e kompjuterit ofrohen edhe për të rinj meshkuj
Më shumë informacione

Ndihmë për të kërkuar punë

Në orientimin tuaj profesional keni përkrahjen e “Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës” (Arbeitsagentur der Republik Kosovo, APRK) së bashku me “Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar” (Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit, GIZ). APRK ju shoqëron gjatë kërkimit të një vendi pune të përshtatshëm. Kjo ndihmë përmbledh edhe biseda këshilluese.

Nëse kërkoni punë, bëni ju lutem një termin, në mënyrë që të mund të flisni me një këshiltare ose këshilltar.
Specialistët ju japin këshilla edhe lidhur me aplikimin.

APRK drejton përveç të tjerave edhe qendra për arsimim profesional në 7 regjione të Kosovës. Në këto qendra ofrohen 69 workshop-e për 30 profesione të ndryshme.

A e dini se: në të gjithë Kosovën shqip, anglisht falas oferta këshilluese ofrohet për të gjithë
Më shumë informacione

Ndihmë gjatë themelimit të kompanive

Qendra e Inovacionit (ICK) ju përkrah në themelimin e kompanisë suaj.

Ju mund të aplikoni me idenë tuaj të biznesit dhe të merrni pjesë në programin promovues. Pjesëmarrësit mund të shfrytëzojnë zyrat dhe të marrin përkrahje financiare. Ju keni një person kontakti me përvojë, i cili ju përkrah gjatë programit.

Në ICK ka trajnime të ndryshme, për shembull në:

  • TIK,
  • mediat sociale,
  • marketing.

Për pjesëmarrësit e programit promovues trajnimet janë falas. Të tjerët duhet të paguajnë shuma të caktuara për trajnimet.

Ju do të gjeni më shumë informacione në faqen e internetit.

A e dini se: Prishtinë free of charge for participants of the support programme. Go to website
Më shumë informacione

Prej idesë deri te kompania

SHHBK Nënë Tereza ju këshillon rreth themelimit të kompanisë suaj.

Ofrohet  këshillim individual ku ju e diskutoni idenë tuaj të biznesit me një mentor apo një mentore.

Përveç kësaj ofrojmë edhe trajnime në fusha si:

  • plani i biznesit,
  • hulumtimi i tregut,
  • marketingu,
  • financa dhe kontabiliteti.

Trajnimet ofrohen në komuna të ndryshme si:

  • Prishtinë,
  • Mitrovicë,
  • Pejë,
  • Prizren,
  • Ferizaj,
  • Gjilan,
  • Gjakovë.

Nënë Tereza ofron edhe përkrahje financiare për themeluesit e themelueset.

Ju do të gjeni më shumë informacion në faqen e internetit. Nëse keni pyetje, na telefononi.

A e dini se: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë Go to website
Më shumë informacione
Shkarko më shumë