Skip to main content
Menyja

Mundësitë në Shqipëri

Ju jeni duke u menduar të ktheheni në atdheun tuaj, në Shqipëri? Ju jeni kthyer tashmë dhe dëshironi të ndërtoni të ardhmen tuaj? Ose jetoni në Shqipëri dhe jeni duke kërkuar mundësi të reja profesionale? Në këtë faqe do të gjeni udhëzime të shumta lidhur me punësimin, shkollimin profesional, hapjen e një biznesi privat dhe shumë më tepër. “Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Aftësim dhe Karrierë” (Das Deutsche Informationszentrum für Migration, Ausbildung und Karriere, DIMAK) është partneri juaj numër një dhe ju ndërmjetëson me kënaqësi ofertat që janë të përshtatshme për situatën tuaj individuale. Ekzistojnë filiale në Tiranë dhe Shkodër. Ju mund të shkoni atje personalisht, por edhe të kërkoni një këshillim në telefon ose me e-mail.


Këshillimi përmes qendrave tona është i hapur për të gjithë. Ai është falas dhe pa detyrim. Sipas nevojave që keni, këshilltaret dhe këshilltarët ju ndërmjetësojnë në një trajnim ose ju shoqërojnë në hapat që duhet të bëni për të përfituar përkrahje. Kërkesa për përkrahje mund të jetë e lidhur me kushte të ndryshme, p.sh. me një pagë minimale ose me përfundimin e një shkollimi të caktuar.

Bild

Para kthimit

Në Gjermani ka shumë oferta, të cilat ju parapërgatisin për një kthim të suksesshëm.

Këshillimi për kthim në Gjermani

Më shumë informacione >

Trajnime të shkurtra në Gjermani

Më shumë informacione >

Përkrahja financiare

Më shumë informacione >

Oferta shtesë për gratë

Më shumë informacione >
Shkarko më shumë

Më e rëndësishmja pas kthimit

Banimi, shëndeti, përkrahja për familjet – këtu do të gjeni oferta për një fillim të mbarë.

Më e rëndësishmja pas kthimit

Më shumë informacione >

Familja dhe fëmijët

Më shumë informacione >
Shkarko më shumë

Puna dhe Hapja e një biznesi privat

Këtu mund të mësoni se çfarë lloj përkrahjeje është e mundur gjatë kërkimit të një punësimi ose të një praktike. Ju dëshironi të hapni një firmë private dhe keni nevojë për përkrahje gjatë përgatitjes dhe financimit? Këtu mund të shikoni më shumë lidhur me mundësitë që keni.

Hapja e një biznesi privat

Më shumë informacione >
Shkarko më shumë

Shkollimi profesional, kualifikimi dhe studimet

Këtu mund të gjeni informacione, nëse jeni të interesuar për një shkollim profesional ose për të vazhduar studimet e larta.

Shkollimi profesional

Më shumë informacione >

Trajnime dhe kualifikime

Më shumë informacione >

Oferta shtesë për gratë

Më shumë informacione >
Shkarko më shumë

Shëndeti psikosocial dhe përkrahja raste emergjente

Këtu përftoni një ide të përgjithshme lidhur me ofertat e ndryshme për ndihmë në rast se keni probleme shpirtërore. Ekziston mundësia për këshillim edhe lidhur me çështje juridike.

Shëndeti psikosocial

Më shumë informacione >

Përkrahja në raste emergjente

Më shumë informacione >

Oferta shtesë për gratë

Më shumë informacione >
Shkarko më shumë