Skip to main content
Menyja

Hapja e një biznesi privat

Hapja e një biznesi privat

Ju jeni kthyer në Shqipëri dhe dëshironi të hapni një biznes privat? Përmes organizatës „Terre des Hommes“ (TDH) ju mund të bëni një kualifikim lidhur me krijimin e një firme private.

Kualifikimi kryhet sipas metodës CEFE (Competency-based Economies through Formation of Entrepreneurs). Ai përqendrohet në tema të ndryshme, për shembull:

  • mundësitë e zhvillimit të idesë për biznes,
  • identifikimin e tregut dhe marketingun e digjitalizuar,
  • konkretizimin e idesë së biznesit,
  • financimin dhe menaxhimin e financave
  • trajnimin lidhur me drejtimin e firmës, në rastin e firmave të vogla,
  • aktivitetet që sjellin të ardhura (IGA = income generating activities).

Në aktivitetet IGA llogariten të gjitha veprimtaritë që përmirësojnë të ardhurat dhe u mundësojnë familjeve të bëhen të pavarura ekonomikisht. Pjesëmarrësit përfitojnë ndihma materiale në formën e mallrave ose materialeve për të hapur një biznes të vogël privat.

Biznesmenet dhe biznesmenët e ardhshëm do të përkrahen më tej edhe pas kualifikimit. P.sh. ofrohen:

  • Takime këshilluese, në të cilat analizohet nëse funksionon në praktikë ideja për biznes.
  • Këshillim, si të përpiloj një plan të mirë biznesi.
  • Këshillim, nëse është e nevojshme një përkrahje teknike dhe cilat janë mundësitë konkrete për një përkrahje të tillë.
  • Këshillim lidhur me zbatimin e idesë së biznesit, duke përfshirë këtu tema të tilla si menaxhimi i financave apo rrjetin e bashkëpunimit.

Në trajnim mund të marrin pjesë, …
... ata që kanë një përgatitje të mirë shkollore (vërtetim për njohuri elementare në matematikë dhe shkrim) dhe që kanë gadishmërinë për të mësuar.
... ata që kanë motivacion të lartë dhe gadishmëri për të konkretizuar një ide të re biznesi
... ata që kanë gatishmëri të përdorin burimet familjare për idenë e biznesit (p.sh. tokën, bagëtinë)

Për informacione të mëtejshme ju lutemi të kontaktoni DIMAK-un në vend, përmes telefonit ose online.

A e dini se: Vendi:: 6 zona në Shqipëri: Shkodra, Kukësi, Lezha, Durrësi, Elbasani, Fieri. Kohëzgjatja: deri në prill 2023 Gjuha / Gjuhët: shqip Shpenzimet: falas Grupi i synuar: Personat e kthyer, të rinj në vend, të cilët janë në konflikt me ligjin. Kushtet: Pjesëmarrëset dhe pjesëmarrësit duhet të jenë mbi 18 vjeç. Regjistrimi: Ju lutemi të kontaktoni DIMAK-un për t’u regjistruar.
Më shumë informacione

Përgatitja për punësim dhe ndërmjetësimi

Ju jeni kthyer në Shqipëri dhe jeni duke kërkuar një punësim në lëmin e zhvillimit të qëndrueshëm? Organizata „Terre des Hommes“ (TDH) mund t‘ju përkrahë në këtë drejtim.

Ju mund të lini një takim dhe të flisni me këshilltaret profesionale e këshilltarët profesionalë. Këta të fundit ju japin informacionet e nevojshme, ju përkrahin lidhur me pyetjet profesionale dhe gjatë kërkimit të punës.

Këshilltarët dhe këshilltaret ju ofrojnë këto shërbime:

  • Ata ju përkrahin gjatë kërkimit të punës përmes rrjetit lokal. Rrjeti lokal përbëhet nga Zyrat e Punës, firmat e ndryshme, organizatat partnere, komunat dhe institucione të tjera të rëndësishme.
  • Ata ju këshillojnë dhe ju përkrahin në aplikimin që bëni për punë.
  • Ata ju përkrahin për të përmirësuar aftësitë në fushën e komunikimit, të sjelljes etike, në fushën e të drejtave dhe detyrimeve që keni në vendin e punës.
  • Ata ju këshillojnë si të bashkëpunoni me koleget, kolegët dhe eprorët.
  • Përveç kësaj ata ofrojnë dhe këshillim në fushën e motivacionit.

Për informacione të mëtejshme ju lutemi të kontaktoni DIMAK-un në vend, përmes telefonit ose online.

A e dini se: Vendi: Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Elbasan, Fier Kohëzgjatja: deri në prill 2023 Gjuha / Gjuhët: shqip Shpenzimet: falas Grupi i synuar: Personat e kthyer dhe njerëz që rrjedhin nga familje me raporte të vështira. Kushtet: Pjesëmarrësit duhet të jenë mbi 16 vjeç. Regjistrimi: Ju lutemi të kontaktoni DIMAK-un për t’u regjistruar.
Më shumë informacione

Përkrahje pas mbërritjes

Ju sapo jeni kthyer nga Gjermania në Shqipëri? Ju duhet të orientoheni fillimisht dhe të kërkoni një perspektivë për fillimin tuaj të ri? Në këtë drejtim ju mund të merrni përkrahje. Programi i riintegrimit URA Shqipëri është i gatshëm t’ju ndihmojë. Ju lutemi të shikoni me kujdes kushtet që duhen plotësuar për të marrë pjesë në të.

URA Shqipëri ofron këshillim dhe ndihmë të menjëhershme javët dhe muajt e parë pas kthimit. Përkrahja e ofruar e lehtëson fillimin e ri në Shqipëri.

Përkrahja individuale i përgjigjet nevojave tuaja personale. Fillimisht ju bëni në Tiranë një bisedë në mirëbesim me një punonjëse sociale ose punonjës social të projektit. Ajo ose ai përpilon së bashku me ju dhe familjen tuaj një plan për përkrahjen që ju nevojitet.  

URA Shqipëri ofron për shembull përkrahjen e mëposhtme:  

  • këshillim social,
  • përkujdesje psikologjike,
  • ndihmë të menjëhershme në formë pajisjesh konkrete,
  • përkrahje të veçantë për fëmijët.

Kushtet që duhen plotësuar: Ju mund të përfitoni përkrahje nga programi URA Shqipëri, nëse jeni kthyer atje duke u larguar nga njëri prej landeve të mëposhtme: Baden-Vyrtemberg (Baden-Württemberg), Berlin, Bremen, Nidersaksen (Niedersachsen), Reinland-Falz (Rheinland-Pfalz), Saksen (Sachsen), Saksen-Anhaltit (Sachsen-Anhalt), Shlesvig-Holshtajn (Schleswig-Holstein). Nëse jeni larguar nga Gjermania duke u nisur prej landeve të Bavarisë (Bayern), Nordrein-Vestfallenit (Nordrhein-Westfalen), dhe Tyringenit (Thüringen), ju mund të përfitoni përkrahje vetëm po qe se jeni larguar në mënyrë vullnetare.  

Një kusht tjetër: Ju keni qëndruar të paktën tre muaj në Gjermani përpara se të jeni larguar prej andej.

A e dini se: Ort: Für Rückkehrerinnen und Rückkehrer in ganz Albanien. Das Büro ist in Tirana. Sprache: Albanisch Kosten: Alle Angebote sind kostenlos. Bitte beachten Sie: Es besteht kein rechtlicher Anspruch auf die Unterstützung. Zielgruppe: Rückkehrerinnen und Rückkehrer nach Albanien
Më shumë informacione

Ndihmë për hapjen e një biznesi

„Innovation Hub Tirana“ ju ndihmon të bëni hapat e parë, nëse dëshironi të hapni një biznes.
Ju mund të merrni përkrahje në pikat e mëposhtme:

  • këshillim për start-up-et,
  • marketing,
  • çështjet ligjore,
  • teknologjinë e informacionit dhe komunikimit.

Ju mund:

  • të merrni pjesë në seminare,
  • të kërkoni një këshillim,
  • të shfrytëzoni infrastrukturën e Hub-it.

Përveç kësaj ofrohen dhe trajnime të ndryshme.

Ofertat për ju janë falas, por ju duhet të aplikoni me idenë që keni.

A e dini se: Ort: Tirana Kosten: Die Angebote sind kostenlos. Voraussetzungen: Sie müssen sich bewerben.
Më shumë informacione
Shkarko më shumë