Skip to main content
Menyja

Përkrahja në raste emergjente

Përkrahje pas mbërritjes

Ju sapo jeni kthyer nga Gjermania në Shqipëri? Ju duhet të orientoheni fillimisht dhe të kërkoni një perspektivë për fillimin tuaj të ri? Në këtë drejtim ju mund të merrni përkrahje. Programi i riintegrimit URA Shqipëri është i gatshëm t’ju ndihmojë. Ju lutemi të shikoni me kujdes kushtet që duhen plotësuar për të marrë pjesë në të.

URA Shqipëri ofron këshillim dhe ndihmë të menjëhershme javët dhe muajt e parë pas kthimit. Përkrahja e ofruar e lehtëson fillimin e ri në Shqipëri.

Përkrahja individuale i përgjigjet nevojave tuaja personale. Fillimisht ju bëni në Tiranë një bisedë në mirëbesim me një punonjëse sociale ose punonjës social të projektit. Ajo ose ai përpilon së bashku me ju dhe familjen tuaj një plan për përkrahjen që ju nevojitet.  

URA Shqipëri ofron për shembull përkrahjen e mëposhtme:  

  • këshillim social,
  • përkujdesje psikologjike,
  • ndihmë të menjëhershme në formë pajisjesh konkrete,
  • përkrahje të veçantë për fëmijët.

Kushtet që duhen plotësuar: Ju mund të përfitoni përkrahje nga programi URA Shqipëri, nëse jeni kthyer atje duke u larguar nga njëri prej landeve të mëposhtme: Baden-Vyrtemberg (Baden-Württemberg), Berlin, Bremen, Nidersaksen (Niedersachsen), Reinland-Falz (Rheinland-Pfalz), Saksen (Sachsen), Saksen-Anhaltit (Sachsen-Anhalt), Shlesvig-Holshtajn (Schleswig-Holstein). Nëse jeni larguar nga Gjermania duke u nisur prej landeve të Bavarisë (Bayern), Nordrein-Vestfallenit (Nordrhein-Westfalen), dhe Tyringenit (Thüringen), ju mund të përfitoni përkrahje vetëm po qe se jeni larguar në mënyrë vullnetare.  

Një kusht tjetër: Ju keni qëndruar të paktën tre muaj në Gjermani përpara se të jeni larguar prej andej.

A e dini se: Ort: Für Rückkehrerinnen und Rückkehrer in ganz Albanien. Das Büro ist in Tirana. Sprache: Albanisch Kosten: Alle Angebote sind kostenlos. Bitte beachten Sie: Es besteht kein rechtlicher Anspruch auf die Unterstützung. Zielgruppe: Rückkehrerinnen und Rückkehrer nach Albanien
Më shumë informacione

Ndihmë për viktimat e dhunës

Rrjeti Sot për të Ardhmen u ndihmon viktimave të dhunës. Ai përkujdeset veçanërisht për burrat dhe gratë që kanë përjetuar dhunë shtëpiake.

Nëse kërkoni ndihmë, ju mund të merrni në telefon në numrin e mëposhtëm. Numri është 24 orë në ditë aktiv:
0800 9888

Përveç kësaj ka edhe qendra në:

  • Tiranë,
  • Durrës,
  • Pukë.

Rrjeti bashkëpunon ngushtë me policinë, institucionet arsimore siç janë shkollat, me shërbimet shëndetësore dhe këshillimet ligjore.

A e dini se: Ort: Tirana, Durres, Puke Zielgruppe: Opfer von Gewalt Go to website
Më shumë informacione

Ndihmë e veçantë për gratë

Rrjeti Sot për të Ardhmen përkrah gratë.

Rrjeti ju ndihmon juve që:

  • të vendosni vetë për jetën tuaj,
  • të mund të jetoni në mënyrë të pavarur.

Për shembull ju mund të shfrytëzoni ofertat e mëposhtme:

  • trajnime për punësim,
  • këshillim psikologjik,
  • këshillim ligjor.

Nëse kërkoni ndihmë, ju mund të telefononi në numrin e mëposhtëm. Ky numër është aktiv 24 orë në ditë: 0800 9888

Përveç kësaj ekzistojnë qendra edhe në:

  • Tiranë,
  • Durrës,
  • Pukë.
A e dini se: Ort: Tirana, Durres, Puke Zielgruppe: Frauen Go to website
Më shumë informacione

Ndihmë për të varurit nga droga dhe personat e tjerë.

Shoqata Shqiptare për Parandalimin dhe Rehabilitimin nga Droga dhe Alkooli (APRAD) ju ndihmon, nëse keni probleme shëndetësore ose probleme me drogën.

Ekzistojnë ofertat e mëposhtme:

  • kontrolli shëndetësor check-up dhe këshillimi,
  • informacione lidhur me edukimin seksual dhe parandalimin e shtatzënisë,
  • informacione mbi të drejtat e njeriut dhe këshillim ligjor,
  • ndihmë gjatë tërheqjes nga droga dhe rehabilitimit.

Kjo ofertë u drejtohet personave të mëposhtëm:

  • të rinjve,
  • grave, prostitutave,
  • njerëzve të burgosur,
  • njerëzve të prekur nga HIV ose atyre me sidë,
  • njerëzve që nuk gëzojnë një leje të rregullt qëndrimi.
  • Pakicave minoritare.
  • Njerëzve të tjerë në nevojë.

Punonjësit dhe punonjëset atje flasin shqip, italisht dhe anglisht.

A e dini se: Sprache / Sprachen: Albanisch, Italienisch, Englisch Zielgruppe: Jugendliche, Frauen, Prostituierte, Menschen im Gefängnis, Menschen mit HIV oder Aids, Menschen ohne regulären Aufenthaltsstatus, Ethnische Minderheiten, alle anderen Bedürftigen Go to website
Më shumë informacione
Shkarko më shumë