Skip to main content
Menyja

Shëndeti psikosocial

Përkrahje pas mbërritjes

Ju sapo jeni kthyer nga Gjermania në Shqipëri? Ju duhet të orientoheni fillimisht dhe të kërkoni një perspektivë për fillimin tuaj të ri? Në këtë drejtim ju mund të merrni përkrahje. Programi i riintegrimit URA Shqipëri është i gatshëm t’ju ndihmojë. Ju lutemi të shikoni me kujdes kushtet që duhen plotësuar për të marrë pjesë në të.

URA Shqipëri ofron këshillim dhe ndihmë të menjëhershme javët dhe muajt e parë pas kthimit. Përkrahja e ofruar e lehtëson fillimin e ri në Shqipëri.

Përkrahja individuale i përgjigjet nevojave tuaja personale. Fillimisht ju bëni në Tiranë një bisedë në mirëbesim me një punonjëse sociale ose punonjës social të projektit. Ajo ose ai përpilon së bashku me ju dhe familjen tuaj një plan për përkrahjen që ju nevojitet.  

URA Shqipëri ofron për shembull përkrahjen e mëposhtme:  

  • këshillim social,
  • përkujdesje psikologjike,
  • ndihmë të menjëhershme në formë pajisjesh konkrete,
  • përkrahje të veçantë për fëmijët.

Kushtet që duhen plotësuar: Ju mund të përfitoni përkrahje nga programi URA Shqipëri, nëse jeni kthyer atje duke u larguar nga njëri prej landeve të mëposhtme: Baden-Vyrtemberg (Baden-Württemberg), Berlin, Bremen, Nidersaksen (Niedersachsen), Reinland-Falz (Rheinland-Pfalz), Saksen (Sachsen), Saksen-Anhaltit (Sachsen-Anhalt), Shlesvig-Holshtajn (Schleswig-Holstein). Nëse jeni larguar nga Gjermania duke u nisur prej landeve të Bavarisë (Bayern), Nordrein-Vestfallenit (Nordrhein-Westfalen), dhe Tyringenit (Thüringen), ju mund të përfitoni përkrahje vetëm po qe se jeni larguar në mënyrë vullnetare.  

Një kusht tjetër: Ju keni qëndruar të paktën tre muaj në Gjermani përpara se të jeni larguar prej andej.

A e dini se: Ort: Für Rückkehrerinnen und Rückkehrer in ganz Albanien. Das Büro ist in Tirana. Sprache: Albanisch Kosten: Alle Angebote sind kostenlos. Bitte beachten Sie: Es besteht kein rechtlicher Anspruch auf die Unterstützung. Zielgruppe: Rückkehrerinnen und Rückkehrer nach Albanien
Më shumë informacione

Ndihmë për viktimat nga torturat

Qendra Shqiptare për Rehabilitimin e Traumës dhe të Torturës (ARCT) i përket një rrjeti, i cili punon në të gjithë botën. Qendra është një pikë kontakti për viktimat nga torturat.

Qendra ju ndihmon juve:

  • nëse jeni torturuar,
  • nëse jeni traumatizuar për shkak të torturave,
  • nëse kërkoni një këshillim ligjor.

Faqja e internetit ekziston vetëm në anglisht.

A e dini se: Sprache / Sprachen: Englisch Zielgruppe: Opfer von Folter Go to website
Më shumë informacione
Shkarko më shumë