Skip to main content
Menyja

Shkollimi profesional

Ndërmjetësimi në qendrat e aftësimit profesional

Ju jeni kthyer në Shqipëri dhe dëshironi të krijoni një firmë ose të gjeni një punë? Organizata „Terre des Hommes“ (TDH) mund t‘ju përkrahë në këtë drejtim.

TDH ju ndërmjetëson kontaktin e nevojshëm për kualifikimin e mëtejshëm profesional.

  • Ajo ju ndërmjetëson në qendrat publike të aftësimit profesional dhe shkollat (falas).
  • Ajo ju ndërmjetëson në qendrat private të aftësimit profesional (të financuara nga TDH).

Përmbajtja e trajnimeve dhe kualifikimeve:

  • Ju merrni pjesë në kurse të shkurtra ose më të gjata, me qëllim që të përmirësoni aftësitë tuaja ose që të përvetësoni dije të reja me karakter praktik.
  • Qëllimi është që pas kursit ju të mund të krijoni një firmë ose të gjeni një vend pune.

Për informacione të mëtejshme ju lutemi të kontaktoni DIMAK-un në vend, përmes telefonit ose online.

Më shumë informacione

Lista e vendeve ku ofrohet shkollim profesional

Në faqet e internetit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe Arsimit dhe Formimit Profesional ju do të gjeni lista me të gjitha qendrat publike të trajnimit si dhe me shkollat profesionale në Shqipëri.

Në faqet e internetit ju mund të shikoni se në cilat qytete ndodhen këto qendra dhe shkolla.

Faqet e internetit ju mund t’i përdorni falas.

Ju mund t’i drejtoheni drejtpërdrejt Qendrës Këshilluese (DIMAK):

  • nëse dëshironi të dini çfarë shkollimesh profesionale ofrohen atje,
  • nëse dëshironi të dini se cilat shkollime profesionale janë të përshtatshme për ju.
A e dini se: Kosten: Die Angebote sind kostenlos.
Më shumë informacione

Trajnime në gastronomi

Trajnime në gastronomi Ju kërkoni një shkollim profesional ose një kurs në gastronomi? Në Institutin Kulinar Neranxi në Tiranë ju mund të kryeni kurse she shkollime profesionale në fusha të ndryshme. Instituti Kulinar Neranxi ofron kurse të ndryshme në fushën e gastronomisë. Për shembull ju mund të ndiqni një kurs ose një shkollim profesional në fushat e mëposhtme:

  • Bukëpjekje,
  • Gatim,
  • shërbim si kamerier,
  • pastiçeri,
  • xhelateri,
  • menaxhim hoteli,
  • gatim kreativ,
  • barist.

Kurset zgjasin 1, 3 ose 9 muaj. Një shkollim profesional zgjat 2 vjet.
Ju duhet të jeni të paktën 18 vjeç. Institucioni i mësipërm ju ndihmon për udhëtimin deri në Tiranë dhe akomodimin.

Ju duhet të paguani 30.000 lekë shqiptare në muaj. Në rast se jeni shumë i/e talentuar, mund të përfitoni ndihmë financiare. Kurset dhe shkollimet profesionale ofrohen kryesisht në Tiranë.

A e dini se: Alter: ab 18 Jahre. Go to website
Më shumë informacione

Shkollim profesional si rrobaqepëse

Kryqi i Kuq Shqiptar ofron kurse dhe praktika profesionale për gratë dhe vajzat që dëshirojnë të bëhen rrobaqepëse.

Ju mund të kryeni një shkollim profesional, i cili zgjat 5 muaj. Ose mund të bëni një praktikë profesionale, e cila zgjat nga 2 javë deri në 1 muaj.

Ky program ofrohet në 3 qytete:

  • Berat,
  • Korçë,
  • Lezhë.

Ju mund të merrni pjesë në këtë program, nëse keni probleme financiare ose sociale. Programi ofrohet për ju falas. Gjysma e grave që marrin pjesë në këtë program, gjejnë një punësim si rrobaqepëse.

A e dini se: Ort: Berat, Korce, Lezhe Kosten: Das Angebot ist kostenlos Zielgruppe: Frauen und Mädchen Go to website
Më shumë informacione

Shkollimi profesional në Tiranë

Shkolla „Don Bosko “ ju ofron shkollime profesionale në Tiranë. Ofrohen kurse të ndryshme. Për shembull për:

  • punonjëse zyre, punonjës zyre,
  • rrobaqepësi,
  • instalime elektrike për ndërtesa dhe pajisje shtëpiake,
  • termohidraulikë (instalime dhe riparime të sistemeve të ngrohjes dhe kondicionerëve).

Këto kurse zgjasin 8 muaj. Ato kushtojnë gjithsej 40.000 lekë shqiptare.

Ekziston edhe një shkollë profesionale, ku ju mund të kryeni një shkollim profesional si specialist ose specialiste për elektroteknikë.
Ky shkollim zgjat të paktën 4 vjet. Ai kushton 125.000 lekë shqiptare në vit.

A e dini se: Ort: Tirana Dauer: Kurse 8 Monate; Ausbildung mindestens 4 Jahre Kosten: Kurse 40.000 ALL; Ausbildung 125.000 ALL/Jahr Go to website
Më shumë informacione

Shkollimet profesionale duale dhe trajnimet

Shkolla e Mesme Profesionale Kamëz (MFC) ofron shkollime profesionale duale në Shqipëri. Ofrohen shkollime profesionale në këto fusha:

  • TIK.
  • shëndet dhe mirëqenie sociale,
  • mekanikë automjeti,
  • gastronomi dhe turizëm,
  • bujqësi,
  • kuzhinë,
  • shërbime elektrike.

Një shkollim profesional dual zgjat nga 2 deri në 4 vjet.

Ju mund të bëni edhe trajnime të shkurtra, që zgjasin nga 10 deri në 20 orë. Përjashtim është trajnimi në fushën e shëndetit dhe mirëqenies sociale. Ky trajnim përfshin 203 orë.

Shpenzimet:

  • shkollimi profesional dual është për ju falas,
  • nëse jeni i papunë, atëherë trajnimet për ju janë falas.

Për të tjerë të interesuar trajnimet kushtojnë afërsisht 3.000 lekë shqiptare.

Më shumë informacione
Shkarko më shumë