Skip to main content
Menyja

Zeja e bukëpjekësit me të ardhme

Zeja e bukëpjekësit me të ardhme

Unë quhem Igrita dhe jam nga Shqipëria. Në janar të vitit 2016 emigrova bashkë me burrin dhe me 3 vajzat e mia në Gjermani. Çfarë kërkonim atje? Një jetë më të mirë! Në të vërtetë na eci mirë: burri gjeti punë si saldator, unë në pastrim dhe fëmijët filluan shkollën. Në shkollë ata mësuan shumë shpejt gjermanisht. Megjithatë na mungonin të afërmit dhe miqtë, na mungonte kultura jonë në Shqipëri. Prandaj në janar të vitit 2017 u kthyem.

Por në atdhe patëm një fillim të vështirë. Viti shkollor i përfunduar në Gjermani nuk u njoh në Shqipëri dhe fëmijët patën vështirësi të integroheshin përsëri në sistemin shkollor shqiptar. Përveç kësaj unë dhe burri nuk mundëm të punësoheshim. Kishte shumë pak oferta për punë dhe nga ajo pak punë që bënim nuk mund të jetonim.

Për këtë arsye u paraqitëm tek Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Aftësim dhe Karrierë (DIMAK). Ne donim të dinim se si mund të gjenim punë për të ndërtuar një jetë të re në Shqipëri. Me sukses! Vajzës sime Altea dhe mua na pëlqen shumë të pjekim. Ajo bën me dëshirë torta dhe ëmbëlsira, kurse unë preferoj më shumë profesionin klasik të bukëpjekësit. Për këtë arsye DIMAK-u i ndërmjetësoi Alteas një kurs për pastiçiere. Kurse unë pata rastin të mësoj receta të reja në një kurs për bukëpjekje. Ëndrra jonë e vogël: një furrë e përbashkët për nënën dhe vajzën.

Në vendin ku jetojmë ne, në Kamëz, ka një kërkesë të madhe për furra të mira. Për këtë arsye ne dikur dëshirojmë të hapim një dyqan tonin. Aty unë mund të pjek llojet e ndryshme të bukëve, të cilat i kam mësuar në kurs. Edhe burri im ka gjetur një punë të re, falë gatishmërisë për ndihmë të këshilltareve të DIMAK-ut.

Botuar më: 01/2019

Mundësitë e këshillimit të përshkruara këtu si dhe përkrahja ofrohen në kuadrin e programit "Perspektiva Atdheu".

Vajza ime Altea dhe unë kemi ëndrrën tonë të vogël: ne ëndërrojmë për një furrë të përbashkët në vendin ku jetojmë, në Kamëz!
Igrita Kovaçi

Më shumë Përvojat