Skip to main content
Menyja

Të ndërtosh ura për personat që duan të kthehen

Ein Mann und eine Frau sitzen sich an einem Tisch gegenüber. Der Mann zeigt der Frau einen Prospekt.
Këshilltari për riintegrim Stefan Grünbaum gjatë bisedës.

Stefan Grünbaum është njëri nga plot 20 këshilltarët për riintegrim të GIZ-it, të cilët janë të shpërndarë pothuajse nëpër të gjithë landet e Republikës Federale Gjermane. Ata punojnë si një urë lidhëse ndërmjet Qendrave Këshilluese për Kthim në Gjermani dhe atyre në vendet e prejardhjes.

Zoti Grünbaum, si mund të bëhesh një këshilltar për riintegrim?
Unë me profesion jam pylltar i diplomuar, por për 15 vjet me radhë kam punuar për organizata të ndryshme për ndihmë emergjente dhe tranzitore në Afrikë dhe Afganistan. Ndër të tjera kam jetuar me familjen time edhe në Ginea dhe Senegal. Qysh prej pranverës së vitit 2018 jam i punësuar nga GIZ-i si këshilltar për riintegrim në Qendrën Kryesore Këshilluese për Kthim të Refugjatëve në Bavarinë Veriore (Zentrale Rückkehrberatung für Flüchtlinge in Nordbayern).

Si i përkrahni ju njerëzit konkretisht?
Unë orientohem para së gjithash nga ofertat e GIZ-it në vendet e prejardhjes. Informacionet e Qendrave Këshilluese – siç janë ofertat për punësim, ndihmat për të aplikuar për një vend pune, hapja e një biznesi privat, këshillimi psikosocial ose të kërkuarit e një banese – unë i përcjell më tej tek këshillueset dhe këshilluesit për kthim. Në disa vende ne vëmë në dispozicion përkohësisht mundësi strehimi deri sa të gjendet një banesë. Si këshilltar i specializuar për Irakun unë u përgjigjem pyetjeve që vijnë edhe nga landet e tjera të Republikës, kur është fjala për Irakun.

Si ia dilni ju të ndërmjetësoni dikë prej këndej për një vend pune në Irak?
Unë e drejtoj personin për në Qendrën Këshilluese në Erbil qendër e cila e ndihmon këtë person për të shkruar CV-në dhe dokumentet që duhen për aplikim. Atje lindin kontakte me punëdhënës të mundshëm. Ne përkrahim edhe hyrjen në marrëdhënie pune edhe duke marrë përsipër përkohësisht të paguajmë një pjesë të rrogës. Kjo gjë funksionon shumë mirë. Persona të tjerë që duan të kthehen ne i përkrahim në hapjen e një biznesi privat. Për shembull jo shumë kohë më parë një irakian i ri hapi një gomisteri. Ne morëm përsipër financimin e një makinerie për ndërrimin e gomave. Në këtë mënyrë ai mund të sigurojë tani jetesën për vete dhe për familjen e tij.

Cilat janë sfidat në punën tuaj?
Nëse personat që dëshirojnë të kthehen kanë një ide shumë të qartë se si do të hyjnë sërish në marrëdhënie pune në vendet e prejardhjes, është nganjëherë e vështirë të përmbushësh këtë pritshmëri që kanë ata. Kushtet në vend mund të kenë ndryshuar në kohën që ata janë shkëputur prej andej. Nëse dikush dëshiron patjetër të hapë një shitore në një lagje të caktuar të qytetit, por ndërkohë atje ekzistojnë disa shitore të këtij lloji, atëherë ne parashtrojmë alternativa.

Si e ka ndryshuar pandemia e koronës punën tuaj?
Në mars neve na u desh fillimisht ta pezullonim këshillimin. Gjithashtu nuk pati më kërkesa nga personat që dëshironin të ktheheshin. Udhëtimet nga Gjermania qenë të pamundura. Tashmë kemi përpunuar ndër të tjera një koncept higjenik dhe ofrojmë përsëri orare për këshillim. Pas kësaj pati një dyndje të vërtetë. Të gjitha këshillimet, që nuk mund të realizoheshin për shkak të koronës, po zëvendësohen tani.

Botuar më: 07/2020

Për shkak të pandemisë së koronës na u desh që fillimisht ta pezullonim këshillimin. Në momentin kur patëm mundësi të ofronim përsëri orare për këshillim, pati një dyndje të vërtetë.
Stefan Grünbaum

More blog posts