Skip to main content
Menyja

„Ne ofrojmë shanse për një fillim të ri“

Auf dem Bild sieht man die Hände von zwei Personen, die miteinander im Gespräch sind.

„Ne ofrojmë shanse për një fillim të ri“

Telefonat bien pa pushim, por nuk duket asnjë gjurmë stresi: Selar është këshilltare në “Qendrën Gjermane për Punësim, Emigracion dhe Riintegracion” (Deutsches Zentrum für Jobs, Migration und Reintegration) në qytetin Erbil në zonën kurde të  Irakut (GMAC) dhe gëzohet për çdo telefonatë. Megjithëse për shkak të kufizimeve të shkaktuara nga pandemia e koronës nuk është i mundur kontakti personal, Selar së bashku me koleget dhe kolegët e saj vetëkuptohet që vazhdojnë t’i këshillojnë njerëzit. Ata ndihmojnë në ndërmjetësimin e një punësimi dhe gjatë hapjes së një biznesi privat, por ndërmjetësojnë gjithashtu edhe në lidhje me ndihmën psikosociale.

„Për mua si këshilltare është shumë e rëndësishme, që njeriu që kam përballë ta ketë të qartë: Unë jam gjithmonë e gatshme t’i jap këshilla dhe ta përkrah gjatë riintegrimit. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për një pyetje të karakterit ligjor, për një këshillë biznesi apo për një çështje personale“, thotë Selar. Këshilltarja e do punën që bën: „Gëzohem shumë kur shoh se si vihen në jetë praktikisht vërejtjet tona lidhur me hapjen e një biznesi privat. Ose kur personat e kthyer më tregojnë pak kohë pas këshillimit, që jeta e tyre ka marrë për mbarë.“

Të analizosh situatën personale

Përveç kësaj puna që bën është shumë e larmishme: „Çdo person, për të cilin kujdesem, ka një histori të vetën. Ka ditë kur unë këshilloj pesë njerëz, të cilët janë kthyer nga pesë vende të ndryshme, jetojnë nëpër vende të ndryshme në Irak, flasin gjuhë dhe dialekte të ndryshme dhe kanë nevojë për lloje të ndryshme përkrahjeje.“ Si këshilltare unë uroj që çdo person i kthyer të vendosë kontakt me GMAC-in qysh përpara kthimit ose të paktën direkt pas mbërritjes këtu. „Unë dëshiroj që të gjithë të kenë guxim dhe të na drejtohen sa më shpejt që të jetë e mundur.“
Selar tregon për një person të kthyer nga Gjermania, i cili ka përshkuar pikërisht këtë rrugë. Gjatë bisedës së parë ajo i shpjegoi atij se cilat janë llojet e ndihmave që ofron qendra. „Përmes njërës prej organizatave tona partnere ne gjetëm shumë shpejt një vend pune për të. Ndërkohë ky person ka të ardhura të rregullta. „Në të vërtetë personi i mësipërm ishte kthyer me një plan në kokë dhe donte të hapte një restorant në Irak. Për shkak të pengesave ligjore nuk mund ta bënte këtë hap. Ai dhe Selar kërkuan së bashku për mundësi alternative – dhe patën sukses.

Ta trajtosh njeriun jo nga lart poshtë

Për këshilltaren dhe grupin e punës së GMAC-it është e rëndësishme që të mos i shohin nga lart poshtë personat që vijnë për t’u këshilluar. Thelbi është që t’i dëgjosh njerëzit, të zhvillosh biseda intensive me ta dhe të mendosh së bashku me ta për planet e të ardhmes duke u fokusuar në zhvillimin e tyre profesional. Por Selar arrin të dallojë gjithashtu shumë shpejt kur dikush përtej çështjeve me karakter praktik ka probleme shpirtërore: „Kur kam ndjesinë se dikush ka nevojë për ndihmë mjekësore ose përkrahje psikosociale, atëherë ofroj një këshillim falas ose një check-up dhe i shpjegoj personit në fjalë se sa i rëndësishëm është kujdesi për shëndetin.“

Në punën e saj natyrisht që ka edhe sfida, tregon Selar. Një këshillim me një qëllim të caktuar zgjat dhe duhet të planifikohet mirë. Vetëm kështu mund të gjenden format e përshtatshme të përkrahjes, të cilat më pas mundësojnë një shfrytëzim vërtet të frytshëm të tyre. Kjo mënyrë këshillimi nganjëherë u duket tepër e gjatë personave të kthyer në gjendjen në të cilën ndodhen konkretisht. Megjithatë është e rëndësishme t’i përmbahesh një drejtimi të caktuar, thotë Selar. Çdo person i kthyer fikson fillimisht një plan së bashku me këshilltaret dhe këshilltarët. Pasi plani është fiksuar GMAC-i ndërmjetëson tek organizatat
e përshtatshme partnere. Nëpër këto organizata njerëzit kryesisht në fillim marrin pjesë në një workshop për t’i zhvilluar më tej planet e tyre. Pastaj fillon konkretisht vënia në jetë e tyre.

Ky angazhim i menduar mirë u ofron personave të kthyer një shans të vërtetë për një fillim të ri, mendon Selar. „Disa njerëz kanë dhjetë vjet përvojë profesionale në një fushë të caktuar. Por atyre u mungojnë burimet e nevojshme, një plan biznesi ose kontakti i duhur për të hapur një biznes në Irak. Ne i përkrahim ata përmes këshilltareve dhe këshilltarëve tanë, por edhe përmes bashkëpunimeve në të gjitha fushat dhe i shoqërojmë njerëzit gjatë gjithë rrugës së tyre, qysh nga ideja deri tek hapja e biznesit privat ose punësimi konkret.“

Botuar më: 06/2021

Çdo person për të cilin kujdesem ka një histori të vetën.
Selar

More blog posts