Skip to main content
Menyja

Ëmbëlsira për Prishtinën

Eine junge Frau schaut in die Kamera. Im Hintergrund ist eine Stadt zu erkennen.

Ëmbëlsira për Prishtinën

Mirëdita nga Prishtina! Unë jam Euresa. Para disa vitesh kam migruar bashkë me familjen në Gjermani. Atëherë unë isha vetëm 17 vjeçe. Deshëm të ndërtonim një jetë të re atje, por ne nuk përfituam azilin. Prandaj, në mes të vitit 2016 jemi rikthyer në atdheun tonë.

Qendrën Informative Gjermane për Migrim, Punë dhe Karrierë (DIMAK) në Prishtinë jam informuar rreth mundësive të mia profesionale. DIMAK-u më ka ndihmuar që pasionin tim për pjekjen ta kthej në profesion. Sot, të ardhurat e mia unë i fitoj nga gatimi i ëmbëlsirave të ndryshme, të cilat i pjekim bashkë me nënën time.

Për momentin ne i shesim produktet e pjekura përmes internetit. Por ëndrra ime është të kem një dyqan timin, që të krijoj vende pune për njerëz të tjerë në Kosovë.

Botuar më 01/2019

Nëna ime dhe unë pjekim ëmbëlsira të ndryshme, të cilat i shesim përmes internetit
Euresa, Kosovë