Skip to main content
Menyja

Ndërmarrëse krenare në Kosovë

Eine blonde Frau sitzt an einer Nähmaschine.

Ndërmarrëse krenare në Kosovë

Unë jam Sadije B., 38 vjeçare dhe jetoj në Kosovë. Jam rrobaqepëse me përvojë dhe kam edhe biznesin tim të vogël në Obiliq. Për këtë i jam mirënjohëse programit të riintegrimit të Qeverisë Federale Gjermane në të cilin kam marrë pjesë.

Në vitin 2015, unë i jam bashkuar shumë njerëzve që migruan nga Kosova për në Gjermani. Pas disa muajsh kuptova se kisha ide të gabuara rreth jetës dhe mundësive atje. Kështu që vendosa të kthehem në Kosovë. Pas kthimit, kam marrë një subvencion financiar nga GIZ, i cili ishte i mjaftueshëm për t’i siguruar pajisjet bazike, por jo për të mbështetur tërë ndërmarrjen time. Së bashku me një grant tjetër nga Ministria e Zhvillimit Rajonal të Kosovës më në fund ia dola të themeloj biznesin tim.

Në vitin 2018 kam hapur një dyqan rrobaqepsie të vogël në një vend të përshtatshëm në Obiliq. Pas një kohë të shkurtër unë kam qenë në gjendje ta zgjeroj biznesin tim, i cili u zhvillua në një biznes të qëndrueshëm për punime të qepjes dhe prerje rrobash. Biznesi im tashmë ka një emër, quhet "Atelie Anisa" dhe ka logo të vetën po ashtu edhe një faqe interneti. Ndërkohë, kam tre punëtore. Për shkak se kërkesa është aq e madhe, dëshiroj të punësoj tre persona të tjerë, të cilët do të doja t’i udhëzoja më tutje. Në rrugën time për fillimin e biznesit, gjithashtu kam pasur edhe shumë mbështetje nga „D&D Business Support Center“, e cila punon së bashku me GIZ.

Ndër të tjera, ekipi këshillues më ndihmoi për të dizajnuar logon, për të përgatitur një plan biznesi dhe për të aplikuar për fonde të mëtejshme për krijimin e biznesit tim. Deri më sot, ata janë akoma me këshilla dhe vepra pranë meje dhe më sjellin, për shembull, në kontakt me kompanitë e mëdha të tekstilit, kështu që edhe unë ndoshta mund të qepi rroba për ta.

I këshilloj të gjithë që së pari t’i shqyrtojnë mundësitë në vendin e origjinës përpara se të shkojnë jashtë shtetit.


Botuar më 04/2019

Në rrugën time për fillimin e biznesit, unë kam marrë shumë mbështetje
Sadije B., Kosovë