Skip to main content
Menyja

Të reja nga Sare Hamadi

Ein Mann steht neben einigen Schafen.
Përveç viçave që ka marrë nga i ati Mohammed S. ka blerë edhe dele.

Të reja nga Sare Hamadi

Unë quhem Mohammed. Para disa muajsh jam kthyer në atdheun tim. Qysh kur se jam kthyer në Gambia dita ime fillon si në vijim: Ngrihem sapo lind dielli dhe shkoj në stallë. Atje mjel lopët. Një pjesë të qumshtit e mbaj për familjen time. Pjesën tjetër e kam për shitoren e vogël të fermës sonë, shitore të cilën e kam hapur pasi u ktheva në atdhe. Aty shes çdo ditë qumësht të freskët. Pastaj ulem për të mbajtur evidencat dhe dokumentoj të gjitha të ardhurat e familjes.

Edhe prindërit e mi kanë mbajtur viça, kuaj dhe dele këtu në vendlindjen tonë, në  Sare Hamadi. Qysh kur isha fëmijë dhe më pas djalë i ri kam ndihmuar në punët e fermës. Por me kohë u bë gjithmonë e më e vështirë të jetoje me të ardhurat e fermës. Vitin që kaloi u ktheva përsëri në Gambia, sepse m’u bë e qartë që vendi im është këtu, pranë gruas sime dhe katër fëmijëve të mi. Ndryshe nga më parë unë tani e shoh me optimizëm të ardhmen. Jam përgatitur mirë në Gjermani për të ndërtuar një ekzistencë të sigurtë këtu në vendin tim.

Ein Mann setzt Mauersteine aufeinander.
Mohammed S. ka ndryshuar disa gjëra në fermën e prindërve të tij.

Dija për tregëtinë është e vlefshme

Unë kam mësuar si të drejtoj në mënyrë afatgjatë një biznes në trajnimin që kam bërë me një këshilltar të Social Impact-it.  Ai më orientoi dhe më ndërmjetësoi njohuritë e rëndësishme lidhur me kontabilitetin dhe marketingun. Kjo dije është shumë e rëndësishme, nëse dëshiron të drejtosh një ndërmarrje bujqësore dhe të jetosh me të ardhurat e saj. Sot e kam të qartë këtë gjë dhe përfitoj nga dija e fituar.

Përveç kësaj qysh nga Gjermania unë munda të lidh kontakte të vyera, për shembull me Daouda Niang-un. Ai është drejtor i „Gambia Tourism and Hospitality Institute“ dhe jep seminare për turizmin në Universitetin e Gambias. Ai njeh shumë njerëz dhe mund të më njohë me partnerë të mundshëm për biznes. Daouda Niang-u e përkrahu fuqishëm idenë time për të ecur në gjurmët e prindërve të mi dhe për t’u bërë blegtor profesionist.

Pas kthimit përfitova në fillim edhe një ndihmë financiare për të krijuar biznesin tim përmes “Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin” (Internationale Organisation für Migration, IOM) dhe „European Return and Reintegration Network, ERRIN“. Me paratë që mora munda të hap shitoren. Përveç kësaj arrita ta rrethoj me gardh më të sigurtë tokën time dhe të filloj me majmërinë e deleve. Në këtë mënyrë familja jonë ka tani akoma më shumë vend për të jetuar dhe për të mbajtur kafshët.

Ein Mann und eine Frau stehen vor einem Haus. Die Frau trägt ein kleines Kind auf dem Arm.
Mohammed S. me gruan dhe katër fëmijët e tij.

Angazhimi në komunë

Im atë ndërkohë është tepër plak për t’u marrë me rritjen e viçave. Ai m’i ka kaluar mua tufat.
Por unë kam blerë përveç tyre edhe dele për t’i vënë në majmëri e për t’i shitur më tej. Mendoj që mbajtja e kafshëve është një mundësi për të pasur të ardhura të sigurta dhe afatgjata. Ruajtja e viçave është brez pas brezi mënyra e jetesës së popullit tim. Ndjehem shumë krenar që vazhdoj të eci në këtë hulli tradicionale.

Qysh pas kthimit u bëra anëtar i komitetit për zhvillimin e fshatit. Ne merremi me shqetësimet që kanë njerëzit tanë dhe përpiqemi të mbrojmë hapësirën në të cilën jetojmë. Së bashku me komunat fqinjë momentalisht jemi duke punuar në një fushatë për parandalimin dhe kontrollin e zjarrit të gëmushave. Në këtë mënyrë unë jam i lidhur shumë mirë me të tjerët në fshat. Vendimi për t’u kthyer ishte i drejtë: Kam pranë familjen time, fqinjet dhe fqinjët blejnë në shitoren time dhe të gjithë mund të përfitojnë nga dija e re që kam përvetësuar.

Qysh pas kthimit u bëra anëtar i komitetit për zhvillimin e fshatit.
Mohammed Sawo