Skip to main content
Menyja

„Puna ime më jep siguri“

Ky link hap një video në YouTube. Ju lutem keni parasysh rregullat e privatësisë në fuqi.

Konfirmo

„Puna ime më jep siguri“

Emri im është Marina. Unë jam e martuar, kam 3 fëmijë dhe 4 nipër e mbesa. Burri im dhe unë donim ta ndërtonim të ardhmen e familjes sonë në Gjermani. Por pas 3 vjetësh atje u kthyem në Serbi. Me pak përkrahje këtu arrita të hap firmën time.
 
Para qëndrimit tonë në Gjermani ne jetonim këtu në Serbi pa asnjë lloj sigurie. Im shoq punonte me ditë në ndërtim dhe unë fitoja pak para duke ndihmuar në vjelje. Ne donim t’ia nisnim nga e para në një vend tjetër. Shkuam në Gjermani. Por atje nuk kishim të ardhme. Unë nuk doja që bashkë me fëmijët të na përzinin nga Gjermania, kështu që vendosëm të ktheheshim vullnetarisht në Serbi.

Marina pastron te persona privatë dhe nëpër firma.

Një firmë personale për pastrim

Na bëri mirë që u kthyem përsëri në shtëpinë tonë – edhe pse ajo është e vogël. Por shumë shpejt filluan përsëri hallet e parave. Një ditë erdhi në lagjen tonë derë më derë një punonjës nga organizata „Help e.V. – Ndihmë për Vetëndihmë“. Ai na pyeti ne dhe familje të tjera që ishin kthyer, nëse kishim interes për hapjen e një biznesi. Unë u lajmërova me idenë për të hapur një shërbim pastrimi.

Help e.V. më drejtoi tek ”Qendra Gjermane e Informacionit për Emigracion, Aftësim Profesional dhe Karrierë” (Deutsches Informationszentrum für Migration, Ausbildung und Karriere, DIMAK) në Beograd. Atje plotësova të gjitha dokumentet e nevojshme. Pak ditë më pas DIMAK-u ndërkohë e kishte regjistruar firmën time. Përveç kësaj grupi i punës më përkrahu në blerjen e detergjenteve dhe pajisjeve për pastrim.

Marina e vështron me optimizëm të ardhmen.

Në këtë mënyrë munda të filloj punën direkt. Kërkova klientë dhe fillova të shkruaj oferta. Më në fund fitova tenderin për pastrimin e një mobilierie të madhe. Punësova edhe një grua tjetër. Tani punojmë të dyja bashkë. Porositë na vijnë jo vetëm nga firmat, por edhe nga personat privatë.

Jam e gëzuar që sot jam shefja e vetvetes. Puna më bën të shpenguar dhe të sigurtë. Më bën krenare që mund të paguaj taksat dhe kontributet sociale. Kohën e lirë e kaloj më shumë me nipërit e mbesat. Si familje ne jemi gjithmonë për njëri-tjetrin.

Botuar më: 02/2021

Jam e gëzuar që sot jam shefja e vetvetes.
Marina

Më shumë Përvojat