Skip to main content
Menyja

Të kapësh shansin që nuk e pati im vëlla

Abdoulaye gjatë një bisede këshilluese në CSAEM.

Të kapësh shansin që nuk e pati im vëlla

Unë quhem Abdoulaye. Jam 27 vjeç dhe vij nga Vélingara. Ky është një qytet në jug të Senegalit. Para pak kohësh bëra maturën. Duke qenë se në Vélingara nuk ka universitet, jam regjistruar prej semestrit të ardhshëm për të studiuar  virtualisht në degën e juridikut.

Përmes shoqatës rinore të qytetit tim mësova vitin që shkoi se “Qendra Gjermano-Senegaleze për Punësim, Emigracion dhe Riintegrim“ (Deutsch-Senegalesisches Zentrum für Jobs, Migration und Reintegration, CSAEM) në Vélingara ofronte një kualifikim lidhur me temën e sipërmarrjes së lirë. Mora pjesë në këtë kualifikim së bashku me 20 të rinj të tjerë. Më pas përmes komisionit regjional për të rinj mora pjesë dhe në një kurs për printimin serigrafik. Përmes dy kualifikimeve të mësipërme m’u zgjua dëshira që të dizajnoj diçka timen. Fillova me një logo, për të cilën më frymëzoi emri i grupit tim të preferuar të muzikës rep „fuk n kuk“. Puna për këtë logo më bëri vërtet të lumtur. Më pas e printova atë në t-shirt-e, pulovra dhe pantallona.

Qëllimi tjetër: të kem një makineri timen për primtim

Njerëzve u pëlqeu dhe unë i thashë vetes: përse të mos bëj një biznes nga kjo gjë? Kështu fillova të printoj në sasi të vogël rroba dhe t’i shes ato. Shumë njerëz kanë porositur: djem, vajza, mësuesit e mi dhe babai im - i cili ishte klienti im i parë. Shumë çifte porositën t-shirt-e për ditën e Shën Valentinit. Ata printuan emrat e njëri-tjetrit në shpinën e t-shirt-eve. Me t-shirt-et nuk kam akoma shumë fitim – përkundrazi.

 

Për të financuar projektin tim unë marr përsipër porosi të vogla si murator. Për fat të keq deri tani nuk kam një makineri timen për të printuar rrobat. Për këtë gjë më duhet të shkoj deri në Kolda, e cila është më shumë se 120 km larg nga Vélingara. Prindërit më përkrahin dhe më japin para herë pas here. Nëna ime e di fare mirë nga përvoja e saj personale se sa e vështirë është t’i shesësh produktet e tua. Ajo bën vetë fshesa.

Me logon që ka krijuar Abdoulaye printon t-shirt-e dhe rroba të tjera.

Në Vélingara ka shumë njerëz që janë të papunë. Pjesa më e madhe e të rinjve studiojnë fillimisht, por shumë prej tyre heqin dorë nga studimi dhe punojnë në bujqësi. Edhe vëllai im i madh Ibrahima i ndërpreu studimet për të fituar para për familjen. Ai më përkrah shumë, sepse dëshiron që unë të kem një shans më të mirë në jetë se ai.

Kurs i thelluar për hapjen e një biznesi

Unë dëshiroj të hap një firmë të vogël dhe të punësoj të rinj nga qyteti tim. Disa prej tyre më ndihmojnë herë pas here, për shembull gjatë shpërndarjes së rrobave të porositura. Qëllimi im është që të kontribuoj në uljen e numrit të të papunëve në Vélingara. Gjithashtu dëshiroj që të bëhet e njohur firma ime „Laye Kanareuw“. Një firmë lokale nga Senegali, e cila mbahet edhe përtej Senegalit!

Sot kam folur me një këshilltare të CSAEM-it në Dakar. Ajo dëshiron të më përkrahë që të përfitoj një makineri printimi. Një organizatë partnere e qendrës, “Përkrahja për punësimin e të rinjve në Senegal” (AMPEJ) përfiton nga Ministria Gjermane për Zhvillim” një fond për integrimin profesional të njerëzve në vend. Ka një kusht që unë duhet të përmbush për të përfituar para nga ky fond: duhet të ndjek një kurs të thelluar për hapjen e një biznesi. Ky kurs zgjat më shumë se 5 ditë. Qendra do të më ndërmjetësojë në një kurs të tillë. Jam shumë i gëzuar për këto mundësi të reja. Ato më bëjnë t’i afrohem gjithmonë e më shumë qëllimit tim.

Të rinjve të tjerë dua t’u them: mos prisni që të vijë dikush për t’ju ndihmuar. Krijoni vetë projektin tuaj!

Botuar më: 02/2021

Të rinjve të tjerë dua t’u them: mos prisni që të vijë dikush për t’ju ndihmuar. Krijoni vetë projektin tuaj!
Abdoulaye

Më shumë Përvojat