Skip to main content
Menyja

Të punosh si shtrues tubacionesh i vetëpunësuar

Ein Mann repariert einen Trinkwasseraufbereiter.

Unë quhem Ahmad. Jam 21 vjeç dhe vij nga Afganistani. Pjesën më të madhe të fëmijërisë sime e kam kaluar në Iran. Vetëm në vitin 2011 unë arrita së bashku me familjen time të kthehem në Afganistan. Qysh nga ajo kohë ne luftojmë vazhdimisht me vështirësitë financiare që kemi. Sot kjo gjë ka ndryshuar, edhe falë përkrahjes së Better Makers Social Organization (BMSO).

Pranë organizatës BMSO unë bëra një kurs si shtrues tubacionesh dhe tani punoj në këtë profesion. Kjo gjë më jep siguri, sepse për shtrues tubacionesh ka gjithmonë nevojë, para së gjithash në industrinë e ndërtimit në Afganistan. Përmes kursit profesional gjeta edhe shokë dhe u përshtata. Ne përpiqemi ta përkrahim njëri-tjetrin në çdo drejtim.

Atëherë familja ime emigroi në Iran për shkak të luftës në Afganistan. Veç të tjerash kujtimet e mia nga ajo kohë janë të vagullta, sepse isha shumë i vogël. Ajo çka di nga ajo kohë është që në Iran ne pothuajse nuk mundëm t’i përmirësonim fare kushtet e jetesës. Për shembull nuk mund të hapnim një shitore tonën. Megjithatë qëndruam gjatë në Iran, sepse atje ndjeheshim të sigurtë dhe kishim frikë nga lufta në atdheun tonë.

Të njohësh njerëz fantastikë

Ne u kthyem, kur u stabilizua gjendja në Afganistan. Pasi u kthyem mësova nga një shok për punën që bën BMSO. Vendosa që krahas shkollës të mësoj dhe një zeje.

Kursi profesional zgjati afërsisht 45 ditë. Në grupin tim kishte 15 pjesëmarrës. Aty njoha njerëz fantastikë, të cilët tashmë më janë bërë si vëllezër. Për momentin sfida më e madhe është që nuk kemi veglat tona të punës. Për këtë arsye ju luta drejtorit të BMSO-së që të na huazojë veglat e punës së organizatës deri sa të arrijmë të blejmë veglat tona. Ai ra dakord. Kjo gjë na gëzoi shumë.

 

Kështu që momentalisht punojmë me vegla të marra hua. Tani jemi duke punuar në katër shtëpi, në të cilat shtrojmë tubacione. Pasi të kemi mbaruar punën dhe të kemi marrë pagesën, mund t’i kthejmë mbrapsht veglat e punës të marra hua dhe të blejmë veglat tona.  
Gjithçka që duam është të kemi punë. Kur ka punë, nuk kemi asnjë arsye pse të largohemi nga atdheu. Sepse të gjithë ne shpresojmë që lufta nuk do të kthehet prapë.

Botuar më: 12/2020

Mundësitë e këshillimit të përshkruara këtu si dhe përkrahja ofrohen në kuadrin e programit "Perspektiva Atdheu".

Gjithçka që duam është të kemi punë. Kur ka punë, nuk kemi asnjë arsye pse të largohemi nga atdheu.
Ahmad