Skip to main content
Menyja

Një pikë furnizimi mbi dy rrota

Ky link hap një video në YouTube. Ju lutem keni parasysh rregullat e privatësisë në fuqi.

Konfirmo

Një pikë furnizimi mbi dy rrota

Unë quhem Maguette dhe vij nga Dakar-Yarakh në Senegal. Isha akoma nxënës, kur mora rrugën për në Spanjë. Sot nuk do t’ia këshilloja askujt që të ndërmerrte një udhëtim të tillë të rrezikshëm dhe pa perspektivë. Edhe në atdheun tënd mund të arrish të bësh diçka.

Më parë punoja gjatë pushimeve të shkollës për të fituar pak para. Prindërit e mi ishin të moshuar dhe të sëmurë. Pastaj m’u sëmur nëna. Gjendja e saj filloi të keqësohej dhe familja ime filloi të kishte probleme financiare. Kështu që vendosa të shkoja në Spanjë. Shumë të rinj në shoqërinë time të asaj kohe e bënin një gjë të tillë. Të gjithë mendonin se problemet e tyre do të zgjidheshin në sekondë në momentin që ata do të ishin në Europë. Por fakti që shkel tokën spanjolle nuk do të thotë që ke mbërritur në Spanjë. Në ishujt Kanarie më kapën dhe më dërguan në një kamp refugjatësh. Atje jetova gjashtë muaj me radhë, para se të më kthenin përsëri në Senegal.

Pronari i firmës është duke pastruar motorin e tij, me të cilin furnizon klientët.

Besim i fituar nga bisedat me psikologët

Pas një përvoje të tillë është e vështirë që në atdhe të kalosh thjesht në rendin e ditës. Fillova të bëja punë të ndryshme dhe të ndiqja kurse nate. Shpejt do të hiqja dorë nga kurset, sepse lodhesha shumë në punë. Isha i dëshpëruar. Gjendja ime ndryshoi pasi mësova për ekzistencën e
„House of Hope“. Ky institucion ofron seanca terapie ndër të tjera edhe për personat e kthyer.

Gjatë gati dhjetë seancave me një psikolog arrita të tregoja për të gjithë brengën e shpirtit. Kjo gjë më çliroi, më qartësoi dhe më mbushi me besim. Pas kësaj më ndërmjetësuan një kontakt me “Qendrën Gjermano-Senegaleze për Punësim, Emigracion dhe Riintegracion” (Deutsch-Senegalesisches Zentrum für Jobs, Migration und Reintegration, CSAEM). Atje prezantova idenë time të biznesit: një pikë furnizimi me motor, përmes së cilës unë doja të ofroja punë edhe për të rinjtë në zonën ku banoja.

Dije të reja të fituara në kursin për hapjen e një biznesi privat

CSAEM-i më mundësoi pjesëmarrjen në një seminar një javor për persona që duan të hapin një biznes privat. Aty mësova shumë gjëra të cilat mund t’i vë në përdorim sot. Me kursimet e mia kisha blerë ndërkohë një motor. Qendra më përkrahu përveç kësaj për të blerë edhe dy automjete të tjera, një kompjuter dhe shumë tryeza për një magazinë.

Unë bashkëpunoj me pika shitjeje online dhe furnizoj klientë privatë. Firma ime në fillim eci shumë mirë, por për shkak të pandemisë së koronës filloi të bllokohej disi. Por unë vazhdoj të jem i mbushur me besim dhe jam krenar që mund t’u jap edhe të rinjve të tjerë një mundësi për të punuar. Kjo gjë duhet t’i ndalojë ata që të marrin rrugën për në Spanjë me një varkë peshkatarësh. Duhet t’i tregojë që edhe këtu njeriu mund të ketë sukses. Ndërkohë jam martuar dhe kam krijuar familjen time. Jam i kënaqur.

Gjendja: 07/2021

Mundësitë e këshillimit të përshkruara këtu si dhe përkrahja ofrohen në kuadrin e programit "Perspektiva Atdheu".

Mësoni më shumë >
Edhe në atdheun tënd mund të arrish të bësh diçka.
Maguette

Më shumë Përvojat