Skip to main content
Menyja

Një shitore vetiake për ushqime

Ein Mann mit einem Headset sitzt vor einem Computer
Wissem drejton sot supermarketin e tij të vogël privat.

Një shitore vetiake për ushqime

Unë jam 36 vjeç, vij nga Tunizia dhe quhem Wissem. Kam jetuar afërsisht 15 vjet në Europë. Ëndrra ime ishte që të gjeja një punë të mirë atje dhe të krijoja familje. Por të dyja këto gjëra nuk funksionuan. Ndërkohë e kam gjetur lumturinë në atdheun tim, në Tunizi. Atëherë më dukej e pamundur një gjë e tillë.

Në vitin 2002 udhëtova për në Itali dhe Francë dhe punova atje në më të shumtën e kohës si shitës. Por duke qenë se nuk përfitova një status qëndrimi legal, shkova pastaj në Gjermani dhe bëra kërkesën për azil. Kur kjo kërkesë u refuzua, vendosa të kthehem në atdheun tim.

Por fillimi rishtas në Tunizi qe shumë i vështirë, unë kisha qenë i larguar për një kohë të gjatë. Nuk qe e lehtë për mua që të mëkëmbesha përsëri, sepse kishte ndryshuar gjithçka. Dhe nuk kisha asnjë ide lidhur me mundësitë e mia profesionale.

Për këtë arsye në prill të vitit 2018 shkova tek „Qendra Gjermano-Tuniziane për Punësim, Migracion dhe Riintegrim“ (Deutsch-Tunesisches Zentrum für Jobs, Migration und Reintegration) në Tuniz. Punonjësit atje më ndërmjetësuan në një Call-Center gjermane. Kjo ishte e mundur, sepse gjatë qëndrimit jashtë vendit unë kisha mësuar gjermanisht dhe italisht. Me këto njohuri fitova pikë dhe e fitova këtë vend pune me kontratë të rregullt, siguracion social dhe të drejtën për pushim.

Përveç kësaj përmes agjenturës tuniziane të punës ANETI u përfshiva në një program për hapjen e një biznesi privat. Ëndrra ime ishte të hapja një shitore për ushqime në lagjen time. Ia dola mbanë. Ndërkohë drejtoj një supermarket të vogël vetiak. Sot mund të them: jam shumë më mirë se sa gjatë kohës që isha në Europë. Më në fund kam gjetur detyrën time. Këtu në Tunizi ndjehem i çliruar, kam një jetë të rregullt dhe një plan për të ardhmen. Kjo më bën të lumtur.

Botuar më: 03/2020

Mundësitë e këshillimit të përshkruara këtu si dhe përkrahja ofrohen në kuadrin e programit "Perspektiva Atdheu".

Mësoni më shumë >
Zgjati pak, por sot jam i lumtur. Rruga e kthimit ia vlejti!
Wissem, Tunizi