Skip to main content
Menyja

Një fillim në biznes si çift

Ky link hap një video në YouTube. Ju lutem keni parasysh rregullat e privatësisë në fuqi.

Konfirmo

Një fillim në biznes si çift

Emri im është Simon, unë jam 37 vjeç. Gruaja ime Munaya dhe unë kemi tre fëmijë. Duke kërkuar një jetë më të mirë u larguam nga Gana dhe shkuam deri në Gjermani. Por atje nuk mund të qëndronim. Pasi u kthyem në atdhe arritëm me pak përkrahje të hapim dy shitore ushqimesh. Tani jemi në gjendje të kujdesemi për familjen tonë.

Duke qenë se nuk gjeta punë në Ganë, në vitin 2017 u largova për në Libi. Tri vjet më pas erdhi edhe gruaja ime. Pak kohë pas ardhjes së saj në Libi shpërtheu lufta civile dhe në atë kohë ne vuanim nga uria. Vendosëm të kalonim detin me gomone në drejtim të Italisë. Prej andej shkuam në Gjermani, ku shpresonim që të na hapeshin perspektiva më të mira për fëmijët. Por duke qenë se Gana është e klasifikuar si një vend i sigurtë, në Gjermani, nuk na miratuan një leje qëndrimi dhe nuk na dhanë as leje për punë. Më së fundi u kthyem përsëri në Accra.

Simon dhe Munaya informohen pranë GGC-së.

Plane dhe ide të reja

Fillimi i ri në Ganë nuk ishte i lehtë. Unë kisha përfytyruar gjithmonë që një ditë të kthehesha si pasanik në atdheun tim. Por realiteti ishte ndryshe: Ne ishim të varur nga ndihma e të tjerëve. Shpesh gjatë kësaj kohe isha i acaruar dhe bashkëjetesa familjare ishte problematike. Pas afërsisht një viti dëgjuam për ekzistencën e ”Qendrës Gjermano-Ganeze për Punësim, Emigracion dhe Riintegracion” (Ghanaisch-Deutsches Zentrum für Jobs, Migration und Reintegration GGC). Ne shkuam atje dhe u prezantuam. Grupi i punës na mundësoi pjesëmarrjen në një kualifikim të organizuar nga “Ndihma adventiste për katastrofa dhe zhvillim” (Adventistischen Katastrophen- und Entwicklungshilfe, ADRA). Atje mësuam se si të drejtojmë një biznes privat dhe si të krijojmë një rreth klientësh të përhershëm. Përveç kësaj përfituam dhe përkrahje psikosociale përmes “Organizatës Ndërkombëtare për Emigracion, IOM”.

Duke qenë se ungji im kishte pasur ndërkohë një shitore me mundësi për ftohje frigoriferike, doja që edhe unë ta provoja këtë gjë. Munaya gjithashtu mund ta përfytyronte që të shiste ushqime. GGC-ja na përkrahu në këtë nismë për të hapur shitoren tonë. Qysh nga ajo kohë jemi shumë më mirë: Mund ta sigurojmë më mirë jetesën, jemi më të qetë dhe marrëdhëniet me njëri-tjetrin janë bërë më pozitive.

Simon dhe Munaya në njërën prej shitoreve të tyre.

Tani kemi dhe plane që t’i zgjerojmë më tej bizneset tona. Munaya dëshiron të ofrojë një asortiment më të gjerë. Unë do kisha dëshirë të rrisja vetë bagëti dhe ta shisja mishin në dyqanin tim me frigorifer. Me paratë që do të fitojmë ne duam t’i dërgojmë fëmijët nëpër shkolla të mira. Ata duhet të kenë një jetë më të mirë se e jona në të ardhmen. Jam shumë i gëzuar që ata janë duke u rritur në atdheun e tyre. Këtu ne të gjithë kemi gjetur  qetësinë tonë shpirtërore.

Botuar më: 05/2021

Mundësitë e këshillimit të përshkruara këtu si dhe përkrahja ofrohen në kuadrin e programit "Perspektiva Atdheu".

Mësoni më shumë >
Ne mund ta sigurojmë më mirë jetesën, jemi më të qetë dhe marrëdhëniet me njëri-tjetrin janë bërë më pozitive.
Simon

Më shumë Përvojat