Skip to main content
Menyja


Këshillim në afërsi të vendbanimit

Në një Qendër për Këshillim ju do të këshilloheni personalisht. Kjo ndihmë personale ekziston në të gjithë Gjermaninë, kryesisht nëpër qytete. Në linkun e mëposhtëm keni një makinë kërkuese. Jepni aty qytetin në të cilin jetoni momentalisht në Gjermani.

Ekzistojnë edhe Qendra për Këshillim që janë të pavarura, p.sh Qendrat për Këshillim të institucioneve bamirëse.

Ka edhe Qendra për Këshillim që janë shtetërore, për shembull të ingranuara në Zyrat Sociale ose në Autoritetet për të Huaj.

Këshillimi lidhur me kthimin është:

  • Individual. Kjo do të thotë që këshillimi është personalisht vetëm për ju.
  • Jo i detyrueshëm. Kjo do të thotë që ju mund të vendosni më vonë se çfarë do të bëni. Këshillimi nuk ju detyron që të largoheni nga Gjermania.
  • I hapur për nga rezultatet. Kjo do të thotë që këshillimi nuk ka një synim të vendosur qysh më parë.