Hyrje: Bojatisja dhe llakosja
Projekti „Kthim me dinjitet“ ofron kurse hyrëse – në rastin konkret në fushën e bojatisjes dhe llakosjes.
Trajnimi është i orientuar në formë praktike. Ai përmbledh drejtimet e mëposhtme:
- rregullat e sigurimit në punë,
- njohuri për veglat e punës dhe materialet,
- njohuri për ngjyrat dhe teorinë e tyre,
- konstruimin dhe vizatimin e ornamenteve,
- dekorimin me ornamente,
- veshjen e murit me letër,
- bojatisjen.
Në projekt ofrohen edhe kurse në fusha të tjera:
- instalime elektrike,
- ndërtimi i konstruksioneve metalike,
- teknika e punimeve sanitare, të ngrohjes dhe ajrit të kondicionuar
- parukeri dhe kozmetikë,
- gastronomi dhe kuzhinë.
Ndoshta është e mundur të trajtohen edhe tema të tjera. Ju lutemi të pyesni paraprakisht për këtë gjë.
Vërejtje